• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi-Ramës: Të sfidoj, lexo opinionin e Venecias, nuk thotë se Vettingu është kushtetues

by A R
12/12/2016 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së kryeminsitrit rama në facebook për Vettingut. Ai zgjodhi t’i përgjigjet kryeminsitrit po përmes rrjeteve sociale ku ai thotë se Venecia në asnjë rresht nuk shkruan se Vettingu është kushtetues.

Sipas tij, Venecia thotë se kjo i takon Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i Bylykbashit:

Komisioni i Venecias sot publikoi Opinionin Miqesor per ligjin e vetting-ut. Por lajmi i vertet eshte nje tjeter: Kryeministri Rama paska filluar te interpretoje materien e komplikuar juridike dhe paska dale ne konkluzione qe s’te linin shteg.:) Tashme te rrime te qete se reforma eshte ne rruge te drejte. Madje po i jepte me ton leksione edhe Gjykates Kushtetuese se si ta perkthente opinionin e Komisionit te Venecias.

Boll ta lexosh ate qe thote dhe e kupton se ata qe ia kane perkthyer Opinionin jane ata qe deklaruan se ishin gati ta votonin Kushtetuten edhe pa e lexuar fare!

Shpjegim i thjeshte per nje materie te komplikuar per Kryeministrin: Komisioni i Venecias nuk ka thene ne asnje rresht qe ligji yt i vetting-ut eshte Kushtetues. Te sfidoj te lexosh 65 paragrafet e Opinionit dhe po e gjete, e pranoj qe jemi perballe nje ngjarje historike. Madje Komisioni ta thote troç qe kjo eshte detyre e Gjykates Kushtetuese.

Paragrafi 64 ta thote troç se çeshtja thelbesore eshte qe organet qeveritare qe ti kontrollon duhet te veprojne vetem nen drejtimin mbikqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese e te pavarura te vetting-ut dhe çdo prove apo dokument qe kane organet e tua, duhet t’ia dorezojne patjeter organeve te pavarura te vetting-ut. Pike! Kete ta thote edhe ne paragrafet 35, 54, 55 dhe 58. Beje nje sforco dhe lexo sa me siper dhe besoj do kuptosh qe je ngaterruar neper pyll.

Ky eshte thelbi i asaj qe i kerkojme Gjykates Kushtetuese dhe kete mbeshtet edhe Venecia. Vettingu kushtetues qe qeron me rrenje korrupsionin ne drejtesi eshte ky dhe jo ai qe do te besh ti per te vene gjyqtaret e prokuroret qe do te te mbyllin çeshtjet qe do te te perndjekin ty dhe ministrat apo kryebashkiaket e tu.

Zoti Kryeminister, Venecia i ka dhene nje udherrefyes Gjykates dhe nuk i ka shkruar nje vendim. I ka treguar limitet se si interpretohet me qarte Konventa e te Drejtave te Njeriut, se Kushtetuten e dine ata vete. Komisioni i Venecias i ka dhene Gjykates rrugen qe e mbron nga presioni yt dhe garanton Kushtetuten e 22 korrikut. Pyet ndonje profesionist qe ke prane se do te te thote te njejten gje. Mos pyet ata qe intrigojne per te kapur drejtesine apo qe votojne pa lexuar.

Dhe diçka te fundit; mos i bej presion Gjykates Kushtetuese. Ajo deklarate e jotja sot, ne nje vend normal do mjaftonte per te te filluar procedimin penal. Gjykata do marre vendim shpejt. Me siguri do mbroje vetting-un siç e miratuam me 22 korrik dhe sa me shpej te fillojme ta zbatojme dhe te korruptuarit te shkojne prapa hekurave, gjyqtare, prokurore e ministra. Ti bej vetem nje gje: mos emero kriminelet qe ke ne grupin parlamentar ne komisionin ad hoc parlamentar qe do perzgjedhe komisioneret e vetting-ut. Kete test ke perpara ti.

/a.m.

Next Post
Abuzuan seksualisht me 14-vjeçaren, ja  momentet e arrestimit të 3 të rinjve me vajzën në makinë

Abuzuan seksualisht me 14-vjeçaren, ja momentet e arrestimit të 3 të rinjve me vajzën në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In