• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi: PS-ja u tërhoq nga qëndrimet e Ramës, nuk ka Kod Zgjedhor pa opozitën

by Ardit Rada
13/05/2020 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, e cila ka zgjatur rreth 2 orë e gjysmë. Në tryezë nuk ishin vetëm 4 përfaqësuesit politikë, por edhe ekspertët e partive politike. Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi se “Edi Rama bëri një tentativë për procesin politik dhe teknik, por mazhoranca u tërhoq nga këto qëndrime.”

“Ne i bëmë të qartë PS-së që kushtet që kemi vendosur me propozimet tona, janë aty, nuk tërhiqemi nga ato, jo vetëm kërkohet vullnet politik që e garanton qeveria transitore dhe Rama në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi të marrë administratën zgjedhore duke emëruar militantë të veshur si të pavarur nga administrata, po ashtu edhe kolegjin zgjedhor për të vënë vulën.

Opozita jo vetëm nuk do të çedojë në të gjitha garancitë që ndërvite i janë dhënë procesit dhe opozitës, por do i shtojmë garanci të tjerë, që do ta bëjnë më të vështirë manipulimin. Por vullnetin politik e garanton vetëm një qeveri transitore. Shumica u tërhoq nga ato qëndrime që dje Edi Rama bëri. Ai prononcim pikërisht në momentin që Këshilli po fillonte punën, ishte tentativë për ta nxjerrë nga binarët, se nuk i intereson produkti konsensual, do ta miratojë me ndryshimet e tij, që administrata të jetë e emëruar prej dhe tij dhe Kolegji që ti vendosë vulën. Sot debati ishte i fokusuar te kjo cështje, jo detajet e propozimeve konkrete, bëmë të qartë se cdo zgjidhje për administratën dhe kolegjin, s’ka për ti dhënë mundësi shumicës ta bëjë të vetën.

U përpoqëm të administronim bazën e kompromisit të janarit, që cështjet të debatohen me konsensus dhe ai që është mëkatari i madh, kryeministri, është i fundit që mund të flasë për standardet dhe kriteret. Ne kemi bërë propozime për administratën, votimin elektronik, financimin e partive, rinumërimin e votave, rolin e policisë dhe prokurorisë, të gjitha me rekomandimet e OSBE-së. Shumica kërkon të kundërtën. Sot patëm një raport nga ekspertët për propozimet, jemi në gatishmëri për propozimet për sistemin zgjedhor. Por sot ishte nevoja për të rivendosur themelet e konsensualitetit. Shumica u tërhoq nga ato qëndrime” tha Bylykbashi.

/e.rr

Next Post
Anulohet festivali i ”Eurosong”, si asnjëherë më parë këngëtarët do të performojnë nga shtëpia

Anulohet festivali i ''Eurosong'', si asnjëherë më parë këngëtarët do të performojnë nga shtëpia

Comments 2

  1. Uku Momlit says:
    6 years ago

    Se keq o bylykkorrupsion,po Shqiperia eshte e shqiptareve dhe jo e bejlereve e agallareve mysybeter!

    Reply
  2. leka says:
    6 years ago

    Kompromisi per kodin zgjedhor eshte i nevojshem ,por kur nje palo politikan si Bylykbashi ben gjoja te fortin duke ju imponuar mazhorances ,kjo eshte e papranueshme. Imponim me kushte te tilla nuk ka .Sa here ka vjedh zgjedhjet ,PD nuk ka pranuar qeveri tranzitore . Po deshen mire ,ne te kundert te votohet kodi ne parlament dhe te mbaroj historia.Sjellja e PD gjoja per imponim me force ka 30 vjet qe ushtrohet.Mjaft

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

February 10, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

February 10, 2026
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Pak para protestës, Luçiano Boçi zbulon synimin e PD-së

February 10, 2026
Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

February 10, 2026
Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

February 10, 2026
Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

February 10, 2026
Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

February 10, 2026
Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

February 10, 2026
Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

February 10, 2026
Politikat e shpërblimit të punonjësve të bankave, BSH propozon ndryshime

BSH: Kreditë me probleme në nivelin më të ulët

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In