• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore: Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura

by A R
25/04/2024 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka bërë publik qëndrimin për Reformën Zgjedhore, duke iu rikthyer marrëveshjes së 5 Qershorit të vitin 2020, ndërsa kërkoi rikthimin e koalicioneve.

Bylykbashki tha se çdo qytetarë mund të votojë për kandidatin që do, pra lista të hapura për secilin koalicion.

“Marrëveshja e 5 Qershorit, ka jo vetëm trajtimin e problematikave të zgjedhjeve. Nuk ka çështje të reja, por rëndim të çështjeve në atë marrëveshje. Është bërë më dramatike situata dhe është cënuar vota e shqiptarëve. Marrëveshja ka konsensusin e palëve politike, që u përshëndet jo vetëm nga ambasadat, është marrëveshje konsensuale dhe bazë e fortë. Edi Rama nuk mund t’i shmanget. Ai e rrëzoi marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshe të njëanshme.”, tha ai.

Në një konferencë për shtyp, nënkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi tha se, “jemi para jush për të bërë prezantimin publikisht të qëndrimit të PD në lidhje me reformën zgjedhore. Një qëndrim i cili është prezantuar para grupit parlamentar, po ashtu është diskutuar edhe me aleatët e PD në kuadër të Federatës Opozitare”.

Është një qëndrim vazhdoi ai, që përmban pikat kyçe që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira dhe të ndershme që i jep përgjigje problematikave të rënda që zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur këto 10 vitet e fundit, por në mënyrë të veçantë në vitin 2021 dhe 2023.

“Kjo platformë e PD i përgjigjet Librit të Zi të Zgjedhjeve 2023, që u konfirmua me të njëjtin ton kritik të rëndë edhe nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR. Sigurisht gjuha e përdorur në këtë libër është e ndryshme, por problematika është e njëjtë. Fakti që OSBE/ODIHR në një seri raportesh në rekomandimet prioritare, që ngërthejnë problematikat më të rënda, tashmë i kondensuar çështje të tilla si shitblerja e votës, abuzimi masiv i shtetit në zgjedhje, përdorimi i të dhënave nga sistemi kriminal dhe gjigant i patronazhimit”, deklaroi ai.

Nënkryetari i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi shprehu bindjen, që sipas tij,  kjo platformë i jep përgjigje këtyre problematikave në zgjedhje.

“E para, PD kërkon rikthimin te Marrëveshja e 5 Qershorit 2020. Kjo marrëveshje jo vetëm trajton të gjitha problematikat e zgjedhjeve, të cilat vetëm sa janë rënduar edhe më shumë, duke e bërë më dramatike situatën e standardeve zgjedhore. Është një marrëveshje që ka konsensusin e palëve politike. Është një marrëveshje që nuk u përshëndet vetëm nga ambasadorët, por u përshëndet edhe nga kancelaritë diplomatike në Uashington, në Bruksel, Berlin e me radhë”.

Sakaq ai duke thënë se, Edi Rama e rrëzoi këtë marrëveshje me ndryshimet e njëanshme kushtetuese të sistemit zgjedhor, Bylukbashi shtoi se, ne kërkojmë që sistemi zgjedhor të rikthehet në parametrin thelbësor që e kishte. Në këtë aspekt, çështja që ne kërkojmë është rikthimi i koalicioneve siç kanë qenë deri në vitin 2020.

“Koalicione të partive politike ku çdo parti shfaqet me emrin e vet dhe kanë kutinë e vet ku zgjedhësi zgjedh partinë që do.  Pra, po kërkojmë listën e hapur të partive të koalicionit.

Aktualisht me ndryshimet kushtetuese të korrikut dhe tetorit 2020, duke hequr koalicionin u bë e mundur të hiqej edhe një mekanizëm tjetër i rëndësishëm siç është formula zgjedhore, e favorshme për partitë politike të mesme apo të vogla.

Duke u rikthyer historisë, ai u shpreh se pse flas për pabarazi vote? Kemi rastin e LSI që mori 108 mijë vota dhe vetëm 4 mandate dhe PSD e Tom Doshit me 30 mijë vota mori 3 mandate. Kjo është një padrejtësi ulëritëse, e papranueshme që fyen çdo standard kushtetues dhe ndërkombëtar.

“Ajo që kërkojmë ne që kjo të zgjidhet dhe mekanizmi për këtë të përfshihet në mekanizmin e koalicionit që duhet të kthehet në kod zgjedhor. PD qëndron gjithashtu plotësisht edhe për listat e hapura. Jemi për standardin më të mirë që përdorin shumica e shteteve europiane në këtë aspekt.

Gjithashtu kolona e dytë e rëndësishme që ka lidhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit, ne angazhohemi në kuadër të përmirësimit të kuadrit ligjor, në mënyrë të veçantë forcimit të kornizës penale ligjore, të trajtojmë rekomandimet përfundimtare dhe ato prioritare të OSBE/ODIHR të vitit 2021 dhe 2023. Janë rekomandime shumë të rënda dhe na duhen edhe dispozita të reja penale ose të forcojmë dispozitat ekzistuese.

Ndëshkimi të jetë më i fortë ose të detajojmë më mirë shkeljet me figura të reja specifike penale në mënyrë që prokuroria ose SPAK të mos vijnë rrotull dhe t’i hedhin hi në sy shqiptarëve duke bërë sikur hetojnë. Pikërisht mosveprimi i këtyre prokurorive ka prodhuar perceptimin, ndjenjën e pandëshkueshmërisë te këta zyrtarë të administratës, që me urdhër nga Edi Rama dhe ministrave, vendosin të blejë vota.

Gjithashtu ne angazhohemi deklaroi ai që të angazhohemi të kontribuojë që në një kohë sa më të shkurtër të bëjë realitet votën e diasporës. Votën e të gjithë shqiptarëve praktikisht.

/a.r

Next Post
Nis gjyqi për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, avokatët: Nuk ka prova për komunikimet me Dritan Rexhepin

Ofroi para për të votuar të bijën në zgjedhje, SPAK mbyll hetimet për Agim Locin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I presin sfida të vështira, janari parashikohet të jetë i vështirë për këto shenja të zodiakut

Kini kujdes me ta, këto shenja horoskopi bëhen të frikshme kur zemërohen

April 18, 2026
U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

April 18, 2026
Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

April 18, 2026
Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

April 18, 2026
Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

April 18, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

April 18, 2026
Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

April 18, 2026
Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

April 18, 2026
Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In