• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi për dilemat e PD-së: Duam datën e votimit të Kodit Zgjedhor, sistemi ndryshon në një fazë të dytë

by Java News
20/07/2020 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej pesë orësh u mblodh ditën e sotme Këshilli Politik, ku i pranishëm kësaj herë ishte edhe kryeministri Edi Rama, për të gjetur dakordësi për ndryshimet kushtetuese.

Për të folur më tepër rreth atyre që u thanë brenda dyerve të mbyllura për mediat, i ftuar në “Mbrëmje në Abc” i ftuar këtë të hënë ishte Oerd Bylykbashi, eksperti i PD për çështjet zgjedhore.

Bylykbashi përsëriti edhe një herë që opozita e bashkuar kërkoi nga Rama një datë për miratimin e Kodit Zgjedhor në Parlament, ndërsa shtoi se kryeministri ishte aty për të imponuar një agjendë të tijën.

Bylykbashi u shpreh: “Kryeministri tha para mediave gjëra që s’u diskutuan aty brenda. Qartazi, Rama tentoi të impononte një agjendë të tij.

Ajo që u bë e qartë nga opozita është prioriteti i qartë, që është zbatimi i Marrëveshjes së 5 qershorit. Duhej të miratohej rreth 15 korrikut, ne kërkuam një datë.

Rënia e këtyre është rënie e marrëveshjes. Me gjithë këto veprime po vë në rrezik 5 qershorin. Ai vërtetoi modelin e tij të përhershëm.

Bën marrëveshje dhe i prish të nesërmen. Marrëveshja ka humbur kuptimin dhe është bërë diçka e pabesueshme.”

Më tej gjatë fjalës së tij, Bylykbashi u shpreh se ndryshimet e mundshme mund të deformojnë rëndë sistemin aktual, ndërsa theksoi se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet për 10 ditë.

Kjo sipas tij, mund të bëhet në zgjedhjet e ardhshmen pasi duhet shtrirje në kohë.

“Ajo që është interesante, është qëndrimi i eurodeputetëve…Të ndryshosh Kushtetutën është të tërheqësh bazamentet e ngrehinës në Reformën Zgjedhore.

Çfarë ndodh nëse ndryshon sistemi? E deformojnë rëndë sistemin aktual, e bëjnë problematik…”

“Në qoftë se do të na duhet të marrin në diskutim sistemin zgjedhor, kemi rënë dakord që ta bëjmë në një fazë të dytë. Ndoshta më pak se 1 vit,” shtoi ai.

“Nuk ka asnjë ndalesë që Këshilli Politik të ndryshojë sistemi zgjedhor. Është kjo do vijë një tjetër. Jo modifikim. KJo është ta bastartizosh këtë sistem, një gjë që funksionon si e tërë prishet, bëhet disfunksionale. Pse mos të jetë sistemi i thjeshtë.

Na duhet debat me ekspertë ndërkombëtarë. Bundestagu, OSBE, kërkon reformë konsensuale. Sot kërkohet nga BE një reformë gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye është 5 qershori.

Pjesa konsensuale nënkupton që opozita jemi ne, çdo gjë tjetër është farsë, e përdorur nga Edi Rama.

Është histori e Edi Ramës. Propozimet e Edi Ramës e kthejnë sistemin në bipartiak. S’ka më parti të vogla,” shpjegoi Bylykbashi.

Next Post
Skandali/Gjykatat martuan 20 vajza të mitura në 2019, ja hapësira në Kod

Skandali/Gjykatat martuan 20 vajza të mitura në 2019, ja hapësira në Kod

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Nuke jeni ju opozita,ju mashtruat elektoratin tuaj,ju i late parlamentin i dorzuat pushtetin edi rames me marveshjet tuaja te pista,Opozita eshte ajo qe eshte ne parlament,ata jane ata qe perfaqsojne popullin.Ju jeni ushtar te plakut vicidolit,ai ju fute telin ne hunde e ju terheke si derrat,ju skeni asnji te drejte te merrni pjese ne reformen zgjedhore.Ju kundershtoni se jeni te bindur se shqiptaret nuke i votojne me hajdutet,komunistat e spiunte,e quajtura pd eshte 90% me te tille,ky shkaku qe ju kundershtoni hapjen e listave zgjedhore.Opozita parlamentare ka tagrin per te votuar reformen zgjedhore,prandaj ju vetem se beni zhurme kote,listat do hapen,se eshte kerkesa e te gjithe shqiptarve,doni apo zdoni ju plehrat e plakut komunist te te vicidolit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In