• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi: Padia e PAA në Kolegj është legjitime edhe sikur të kërcejë përpjetë Biba

by Java News
11/05/2017 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ka cilësuar si të pabaza dhe të motivuara politikisht deklaratat e kryetarit të KQZ, Denar Biba, se padia e PAA-së për datën e zgjedhjeve të 18 qershorit nuk ka asnjë vlerë.

“PAA është subjekt zgjedhor i regjistruar sipas procedurës së përcaktuar nga neni 64. Pikë! Pra është subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je dhe ka të gjitha të drejtat ankimore që i jep ky Kod! Të kërcejë përpjetë kryetari Biba”, ka deklaruar Bylykbashi.

Ai ka ftuar zotin Biba që të lexojë nenin 64 për “Regjistrimin e partive politike në zgjedhje”, i cili sipas tij sqaron gjithçka.

Neni 64. Regjistrimi i partive politike ne zgjedhje

1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:
a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët;
c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;
ç) specimenin e vulës së partisë;
d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë;
dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në.

“Kaq duhet dhe PAA e ka bërë këtë dhe është regjistruar. Do apo nuk do kryetari Biba, sado doktrinar të jetë, edhe po t’i bashkohet ndonjë koleg që me akt normativ ndryshon Kushtetutën, nuk e ndryshon dot Kodin”, ka shtuar Bylykbashi.

REAGIMI I PLOTE

Pandi Majko do te thoshte: Shut up!!!

Ka dale sot Kryetari i KQZ dhe paska bere perseri doktrine. Me ç’nuk e kemi degjuar deri me sot, teori pas teorish, se si afati nuk eshte afat e plot doktrinlleqe qe ne 20 vitet e fundit as KQZ, as ata qe kane hartuar Kodin nder vite (dhe jane nje numer ekspertesh me reputacion), dhe as ata qe e kane zbatuar, nuk ikishin degjuar ndonjehere!

Pasi çuditi dynjane duke na shpjeguar sesi periudha 49 dite eshte e barabarte me 50 dite, sot po na shpjegoka sesi nje parti e regjistruar si subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je nuk na qenka subjekt zgjedhor!

Une e kuptoj z. Biba qe nga zelli politik thote e keput ç’te mundet qe te ndihmoje partine e tij. Madje z. Biba ne 2013 braktisi detyren e antarit te KQZ me urdher partie. Kete e mbajne mend te gjithe. Ndaj nuk çuditem.

PAA eshte subjekt zgjedhor i regjistruar sipas procedures se percaktuar nga neni 64. Pike! Pra eshte subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je dhe ka te gjitha te drejtat ankimore qe i jep ky Kod! Te kerceje perpjete Kryetari Biba.

Te lexoje me poshte z. Biba dhe po gjeti liste shumeemerore si kerkese per regjistrim subjekti, do ta quajme Neni Biba.

Neni 64*

Regjistrimi i partive politike në zgjedhje

1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:

a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë;

b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët;

c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;

ç) specimenin e vulës së partisë;

d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë; dhe

dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në.

Kaq duhet dhe PAA e ka bere kete dhe eshte regjistruar. Do apo nuk do Kryetari Biba, sado doktrinar te jete, edhe po t’i bashkohet ndonje koleg qe me akt normativ ndryshon Kushtetuten, nuk e ndryshon dot Kodin.

Nje shpjegim i thjeshte: nje parti e regjistruar nga KQZ eshte subjekt zgjedhor dhe ka te drejta ankimore deri ne fund. Por nese nuk ka liste, ai subjekt zgjedhor thjesht nuk regjistrohet ne fleten e votimit qe eshte akti permbylles per votimin. E kuptove! Apo duhet derrase e zeze?

Per dijeni te Z. Biba, KQZ quhet KQZ dhe jo Biba, ka 7 antare dhe vendos kolegjialisht.

Por z. Biba ka marre dhe huqin qe te beje edhe Kolegjin Zgjedhor tani. Shih bej aq pune sa te kane lene me ligj per te bere! Mjaft dhe intervista!

Ndaj jam shume dakord me kolegun Pandi! Njesoj si ate dite ne Komision te Ligjeve.

c.a

Next Post
Liria e Medias si alibia e radhës kundër reformës në drejtësi

Kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ja emrat nga Avokatia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In