Fjalën hapëse në këtë protestë e mbajti deputeti Oerd Bylykbashi, duke përshëndetur zgjedhjen e Sali Berishës si zv.Presidenti i CDI-së, Unionit më të madh të partive të djathta në botë.
“Këta kanë arritur në atë nivel që kanë hequr edhe kapuçin dhe grabisin shqiptarët në ditën për diell”, tha deputeti, duke veçuar aferën e inceneratorëve në tre qytete.
Më pas, u ndal te Eco Park, porti i Durrësit dhe te tuneli i Llogarasë ku sipas tij janë kryer vjedhje kolosale.
“Jam i bindur se së bashku ne do t’ja shkurtojmë ditët kësaj qeverie”, përfundoi Bylykbashi.











