Në emisionin “Opinion”, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se “kjo reformë unilaterale e maxhorancës godet 2 elemente kryesore të rekomandimeve të Venecias”.
“Shumica e cilësuar e maxhorancës është instrumenti i maxhorancës për të kapur sistemin e drejtësisë, duke dalë kundër Komisionit të Venecias. Kjo është një reformë me hile. Sipas komisionit të Venecias, duhet të kemi pjesëmarrje të cilësuar të opozitës në këtë proces” – deklaroi Bylykbashi.