Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dorëzuar projektligjin për reformën territoriale për sa i përket propozimit të Rithemelimit.
Ai tha se PD ka propozuar 97 bashki.
Sipas tij, reforma e vitit 2014 ka provuar se është dështim lapidar me kosto të madhe për zhvillimin e bashkive dhe komuniteteve.
“Praktikisht kemi prezantuar një ndarje territoriale që Republika e Shqipërisë të ketë 97 bashki. Është një ndarje e bazuar në konsultime, një punë e nisur herët nga Partia Demokratike me këto konsultime në mënyrë që demokracia lokale të jetë sa më pranë komunitetit.
Të ketë mundësi që të shfrytëzojë të gjitha burimet e tij. Njerëzit janë larguar sepse nuk ka më të drejta, nuk kanë shërbime, propozimi ynë kërkon së paku 84 vota, bëjmë të qartë edhe rajonet.
Në çdo hapësirë të mundur do të diskutohet edhe kjo. Gjykoj që kushdo që nuk e mbështet këtë ndarje, nuk ka në themel të tij interesat e qytetarëve.
Kushdo që nuk e mbështet këtë nismë nuk ka interes që tu shërbejë qytetarëve. Nuk ka rëndësi çmendon kryeministri, rëndësi ka ç’mendojnë njerëzit.
Reforma e 2014 ka provuar se është dështim lapidar me kosto të madhe për zhvillimin e bashkive dhe komuniteteve, faktor i shpopullimit, njerëzit nuk kanë më shërbime janë në një pushtet të centralizuar”, tha Bylykbashi.
/s.f