• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Bye-bye Britain”…. Po tani?

by Java News
24/06/2016 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britania e Madhe vendosi të dalë nga Bashkimi Evropian, por ndarja do të jetë e gjatë. Disa thonë madje se ndarja do të jetë tepër e rëndë.

Kur të kalojë habia dhe dëshpërimi për vendimin e britanikëve për Brexit-in, do të fillojë edhe puna praktike. Eurodeputeti britanik Syed Kamall, vetë një konservator britanik dhe kundërshtar i Brexit-it, u shpreh të premten në mëngjes me këto fjalë: “Ne duhet të jemi tani fqinjë të mirë, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe.”

Këta janë hapat e radhës:

– Britania e Madhe duhet që në bazë të vullnetit të popullit të paraqesë në BE një kërkesë formale, ku duhet të informojë 27 vendet tjera anëtare të BE-së. Kur do të ndodhë kjo nuk dihet. Referendumi në Britaninë e Madhe nuk është detyrues. Së pari, Parlamenti Britanik duhet të ngarkojë Kryeministrin që të dërgojë në Bruksel një letër lidhur me qëllimet e Britanisë së Madhe. Po cili kryeministër? David Cameron ka paralajmëruar dorëhejqjen. Ndaj të domosdoshme janë zgjedhje të reja. Ndërkohë që 70% e deputetëve në Dhomën e Ultë janë kundër Brexit-it.

Großbritannien Brexit

– Këshilli i Evropës – pra 27 vendet e tjera anëtare të BE – ngarkojnë Komisionin Evropian që të negociojë një marrëveshje me Londrën për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Neni 50 i Marrëveshjes së Lisbonës parashikon një afat prej dy vjetësh për dalje nga BE-ja. Kjo mund të ndodhë edhe më shpejt, mendon eurodeputeti gjerman, Manfred Weber (CSU). Por ka dhe ekspertë që mendojnë se ky proces mund të zgjasë më shumë, sepse mijëra marrëveshje duhet të rishikohen dhe të ndryshohen. Marrëveshja për dalje nga BE-ja duhet të miratohet nga vendet anëtare, nga Parlamenti Evropian dhe nga vetë Britania e Madhe. Duhet të miratohen edhe marrëveshje të reja për raportet mes BE-së dhe Britanisë së Madhe.

– Njëkohësisht apo pas fillimit të negociatave mes BE dhe Britanisë së Madhe, duhet të flitet edhe për raportet e ardhshme. E mundur është një marrëveshje për raporte ndërfqinjësore që nënkupton edhe heqjen e doganave. I mundur është edhe anëtarësimi i Britanisë së Madhe në Zonën Evropiane për Tregti të Lirë EFTA, ku janë edhe Norvegjia, Zvicra, Lihtenshtajni dhe Islanda. Por këto negociata mund të zgjasin me vite, ndërsa marrëveshja duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare. “Dezertori nuk do të pranohet me duar të hapura”, tha këto ditë Komisioneri i BE Jean-Claude Juncker.

Jean-Claude JunckerJean-Claude Juncker

– Ndërkohë duhet të shpjegohet edhe statusi i nëpunësve britanikë në BE. Ata mund të mbeten në Bruksel mbase deri në përfundim të negociatave për ndarje. Por Britania e Madhe duhet të paguajë shpenzimet e tyre. 73 eurodeputetë britanikë ka aktualisht në Parlamentin Evropian. Ata kanë të drejtën e votës deri në daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

– Shumë ekspertë të ekonomisë presin rënie në bursa dhe dobësimin e ekonomisë britanike. Banka Qendrore Evropiane dhe Bankat Kombëtare kanë rënë dakord për masat mbrojtëse ndaj rënies së vlerës së paundit britanik. “Situata është nën kontroll”, thotë për DW një ekspert. “Bursat do të stabilizohen shpejt.”

– BE-ja duhet të përballet edhe me rrezikun e infektimit nga Brexiti. Në Francë në vitin 2017 do të zgjidhet një president i ri. Në Holandë në vitin 2018 një Parlament i ri. Të dy këto vende kanë një të djathtë të fuqishme kundër BE-së. Marine le Pen në Francë dhe Geert Wilders në Holandë shpresojnë të përfitojnë prej daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

– Procedura për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të kërkojë shumë kohë dhe mund. “Kjo është nëna e të gjitha krizave”, tha pas referendumit një nëpunës në Bruksel./ a.k

Deutsche Welle

Next Post

INSTAT: Investimet në bujqësi rrisin me 8.4 % prodhimin e perimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksë për shtëpitë bosh, shifrat: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie

Taksë për shtëpitë bosh, shifrat: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

October 30, 2026
Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

October 30, 2026
Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

October 30, 2026
Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnje, shkak dyshohet një defekt teknik, një nga helikat mund të jetë bllokuar

Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnje, shkak dyshohet një defekt teknik, një nga helikat mund të jetë bllokuar

October 30, 2026
288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

October 30, 2026
Makinat elektrike, DPSHTRR: 42.4% e autoveturave janë me zero kilometra

Europa jep para për makinat elektrike, Shqipëria u merr! Taksa e re prej 15 mijë lekësh

October 30, 2026
Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

October 30, 2026
Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

October 30, 2026
U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In