• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

by A R
17/09/2026 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Blendi Himçi, në interpelancën me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, shtroi disa pyetje lidhur me ecurinë e projektit të By Pass-it të Elbasanit, afatet e përfundimit dhe lidhjen e tij të plotë me Korridorin VIII. Himçi kërkoi informacion se kur pritet të përfundojë i gjithë projekti, duke theksuar se ende nuk ka nisur tenderimi për të gjitha pjesët e tij. Deputeti ngriti gjithashtu shqetësimin për afatin e parashikuar prej 24 muajsh për përfundimin e punimeve.

“Që të përfundojë totalisht By Pass-i, ende nuk kemi tenderim dhe nuk dimë kur do të përfundojë ky By Pass, që të lidhet me Korridorin 8. Një tjetër problematikë është që ju e keni vendosur 24 muaj afatin e përfundimit. Përse duhet të presin qytetarët edhe dy vite që të përfundojë By Pass-i i Elbasanit?”, pyeti deputeti.

Sipas Himçit, përfundimi i vetëm dy loteve nuk do të ishte i mjaftueshëm nëse projekti nuk lidhet plotësisht me Lotin 3. “Nëse përfundojnë dy lote dhe nuk lidhet me Lotin 3, situata nuk është lidhur përfundimisht”, shtoi ai.

Në përgjigje, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi në Kuvend se By Pass-i i Elbasanit është një projekt me vlerë të konsiderueshme infrastrukturore, që synon të lehtësojë trafikun urban dhe tranzit në qytet.

“By Pass-i i Elbasanit është një projekt kompleks infrastrukturor. Ky është një investim me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve.”

Sipas Karakaçit, projekti do të ndajë trafikun tranzit nga ai urban dhe do të ndikojë në reduktimin e kohës së udhëtimit dhe kostove të transportit.  “Ky By Pass do të ndajë trafikun tranzit nga ai urban, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e tij dhe duke reduktuar kohën e udhëtimit, në varësi se cila është pika fundore, mbi 10 minuta përkatëse, dhe duke ulur kostot e transportit për qytetarët dhe bizneset.”

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e projektit për lidhjen e Elbasanit me Korridorin VIII dhe rrjetin kombëtar të transportit. “Do të përmirësojë lidhjen e Elbasanit me Korridorin 8 dhe rrjetin kombëtar të transportit.”

Karakaçi bëri të ditur se projekti inxhinierik është përfunduar dhe i është dorëzuar ARRSH-së. Vlera indicative për tre lotet është rreth 240 milionë euro. “Projekti inxhinierik për By Pass-in e Elbasanit është realizuar dhe i është dorëzuar pranë ARRSH-së dhe ka vlerë indicative prej 240 milionë euro për të tre lotet e tij.”

Për shkak të kostos së lartë të projektit, ministri tha se financimi do të mbështetet në burimet e buxhetit të shtetit dhe financimet e huaja. Sipas ministrit, puna në terren ka nisur për Lotin 1, ndërsa po vijon edhe faza e dytë. Ky lot ka një vlerë prej 90 milionë eurosh.

“Për shkak të vlerës së lartë të investimit, qasja jonë ka qenë që realizimi i tij të mbështetet në burimet e buxhetit të shtetit dhe në financimet e huaja. Kemi nisur punën në terren për fazën e parë të Lotit 1 dhe po vijohet dhe për fazën e dytë të Lotit 1”, tha ai.

Karakaçi deklaroi se dy fazat e para janë prokuruar dhe kontratat janë lidhur, ndërsa faza e tretë është buxhetuar për vitin 2027. Ministri tha se procedura për fazën e fundit të Lotit 1 pritet të nisë në muajt shtator-tetor.

“Loti 1 ka vlerë 90 milionë euro. Ne kemi prokuruar fazën e parë të Lotit 1, fazën e dytë, janë lidhur kontratat dhe faza e tretë e Lotit 1 është buxhetuar në vitin 2027. Për shkak të ligjit të buxhetit do të fillojë dhe do të vijojë prokurimi për fazën e fundit të Lotit 1 në muajin shtator-tetor, për të filluar punën menjëherë për të trija fazat e Lotit 1”, theksoi ministri.

Next Post
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Në emër të popullit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com