• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buzhala: S’do të kishte maskaradë më të madhe se mbledhja. Rama po bën gjënë e duhur për Kosovën

by A R
14/06/2023 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Berat Buzhala thotë se nuk do të kishte “maskaradë” më të madhe se mbledhja që tanimë është anuluar, mes qeverive Shqipëri-Kosovë.

Në një lidhje direkte për emsionin “ Opinion” në Tv Klan, gazetari Buzhala shprehet se Kryeministri Rama ka bërë gjënë e duhur për anulimin e mbledhjes.

Blendi Fevziu: A kishte të drejtë Rama që të anulonte mbledhjen e përbashkët?

Berat Buzhala: Nuk do të kishte maskaradë më të madhe se ajo mbledhje nesër. Rama po bën gjënë e duhur, nëse çmendet njëri, nuk duhet të çmendemi të gjithë. Rama duhet të ruajë linjën e vet. Nuk ka kuptim takimi në Gjakovë se po e bëjmë një maskaradë. Formati i Ramës ishte shumë më real, nuk mund të diskutosh për domate kur po të rrezikohen sanksionet. Shqipëria është pjesë e aleancës së NATO-s. NATO është edhe në Kosovë. Shqipëria është aty ku duhet të jetë, në NATO tek ato që na kanë çliruar ne. Shqiptarët kanë kuptim për t’u bërë bashkë përmes NATO-s. Shqipëria po e bën gjënë e duhur dhe Rama po bën gjënë e duhur. Kjo kohë në histori do mbahet mend si koha e marrëzisë. Rama po bën gjënë e duhur në Shqipëri për Kosovën.

Gjatë fjalës së tij, Buzhala është ndalur dhe tek sanksionet që mund t’i vijnë Kosovës nga aleatët e saj, SHBA dhe BE.

Berat Buzhala: Kjo ishte përgjigje më shumë e Ramës sepse Kurti në një konferencë për shtyp u tall me Ramën për draft-statutin, Kurti e luajti cinikun, sikur s’ka gjë se ne na presin sanksionet. Janë vërtetë sanksione: pezullimi i 400 milionë Eurove nga BE për projektet në Kosovës, Kurti nuk mund të ketë takime diplomatike, zyrtarët e BE do t’i kufizojnë daljet me Kurtin kur ka takime të caktuara. Cili investitor i huaj do të investojë në një Kosovë që ka sanksione nga BE? Trupa shtesë të NATO-s do të vendosen në veri dhe me gjasë ka ftesë edhe trupa shqiptare. Do të ketë trupa që do t’i largojnë ata që ka vendosur Kurti dhe do ta marrë kontrollin NATO. Për 2 vite e gjysmë me Kurtin në qeveri, na ka sjellë raporte të këqija me botën, me Shqipërinë, Maqedoninë, me mediat. Vetëm Kurti e ka mirë, të gjithë të tjerët e kanë gabim. Nuk është presioni ndaj Kurtit. Ngërçi i problemit është se Kurti është zotuar në Ohër se do të bëjë asociacionin për komunat serbe. Topi është në anën e Kurtit, Kurti duhet të dorëzojë një draft-statut atje. 98 për qind të banorëve në veri të Kosovës janë serbë, nuk kanë dëshirë që të jetojnë në territorin e Kosovës, e reja është mungesa e angazhimit të sinqertë të palës së Kosovës për atë problem. Duhet të ulet dhe të negociohet në mënyrë normale pa mendje të madhe.

Blendi Fevziu: Ka një deklaratë të Escobar dhe një shkrim të NYT që thotë se Kurti po i shërben Vuçiçit. A ka realisht një thyerje mes SHBA dhe Kurtit?

Berat Buzhala: Thyerje maksimale. Kurti ka dërguar forcat speciale në veri pa e njoftuar NATO-n. Në veri të Kosovës ka ushtarë amerikanë. Nuk i njofton aleatët e vet që kanë trupat e vet atje. Në veri ka banda serbe, por ti gjënë e parë që e bën, së paku e njofton Ambasadën e SHBA që të tërheqin trupat e veta. Kurti më kurrë nuk do ta ketë besimin e SHBA si partner afatgjatë në Ballkan.

/a.r

Next Post
Incidenti me mbështetësit e Bashës, Gazment Bardhi: Sjellje prej grupimi paramilitar!

Pse Gaz Bardhi nuk mund të bllokojë zgjedhjet në PD?

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Sh buzhala eshte nji bythe lepires,ka pare se edvini i jepe parate e korrupsionit pa u menduar dy here,e zhala mendon te jete nji nder ata.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com