• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Buzëqeshja e fundit e Bashës dhe dhurata për Veliajn

by
21/07/2015 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

basha7-1024x7271

Buzëqeshja e fundit e Bashës dhe dhurata  për Veliajn

Nga Flogert Muça

Kryetari ende në detyrë i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, ka inaguruar sot një kopësht duke bërë kështu një shkëputje një ditore nga selia blu. Basha dukej i qeshur dhe i saktë në gjuhën e trupit dhe mimikë, që në njëfarë mënyre tregojnë se e ka kapërdirë humbjen dhe dyzimin se nga erdhi humbja. Ai madje në një moment tek fliste, ndërsa buzëqeshte, dukej sikur falenderonte qytetarët që i  kishin hequr një barrë nga shpatullat sa i përket menaxhimit të Bashkisë më të madhe në vend, Tiranës.

Kjo buzëqeshje e fundit e Bashës në krye të Bashkisë Tiranë, është as më pak e as më shumë se shenjë e një dëshpërimi të thellë, është një gjendje e ngrirë që ka pllakosur selinë blu. Them këtë duke patur parasysh fatktin sesi Partia Demokratike po sfumohet nga klanet brenda saj, që herë guxojnë të nxjerrin kokën në media, e herë dërgojnë sms nëpër redaksitë e mediave pranë vetes për atë çka ndodh në mbledhjet me kryetarin e tyre, i cili  mesa duket do të mbetet gjithmonë i ri në krye të partisë.

Bashës ju dha mundësia e artë në 2011, kur (gjithësesi), u mandatua si kryetar i bashkisë më të madhe në vend. Bashës ju ofrua trampolina që ta çonte veten në nje tjetër nivel në hapsirën politike, që të bënte për vete çdo qytetar të Tiranës, të ishte modeli që do donin të gjithë shqiptarët për qytetin apo fshatin e tyre. Në thelb, ai ishte “produkti” që po gatuhej nga të gjithë mekanizmat e PR-it, marketingut  dhe çdo suport tjetër, vetëm e vetëm për të krijuar atë imazhin e liderit, frymëzuesit, njeriut të sukseshëm, të përulur.

Ai pati mundësinë që ju dha Edi Ramës në vitin 2000, i cili pavarsisht gjithçkaje mund të thuhet sot nga kundërshtarët e tij politikë, qytetarët e Tiranës e donin e rrjedhimisht, Partia Socialiste e donte, donte votat që kishte Edi Rama, donte vizionin që kishte Edi Rama dhe përqafonte qytetari shqiptar. Edi Rama nuk rrëshkiti në delir, as nuk përtoi të punonte, por ama forcoi edhe pozitat e veta ndjeshëm duke u kthyer në indvidin pak të kontestueshëm.

Pra, Bashës ju dha mundësia që të projektonte imazhin e tij prej kryetari të fortë dhe pa kaq shumë konjuktura në PD, e pse jo, imazhin e një kryeministri të ardhshëm. Mundësia që t’i thoshte çdo kundështari në partinë e tij “ Kam qytetarët nga pas, kam një vizion që e përqafon minimui, populli i djathtë”, duke shmangur presionet që hera herës, po i prishin edhe buzëqeshjen, e cila është e vetmja të cilën ka arritur ta ruajë me fanatizëm.

Të gjitha i shpërdoroi. Duke mos bërë asnjë punë, ai bëri të mundur që mbështetja qytetare ndaj tij të binte në mënyrë spektakolare. Sikur të kishte rikandiduar Basha këtë 21 qershor dhe jo Dr. Halim Kosova, do të kishim parë  një diferencë votash me  minimalisht të dyshifruar nga ajo që humbi Kosova. E natyrisht që kjo do të ishte një vetëvrasje politike dhe ata që nuk e duan në krye të tryezës së PD-së, do e “shqyenin”.

Fjalia e sotme e Bashës ku tha se “Veliaj duhet të ndjekë shembullin tim në krye të bashkisë Tiranë” ishte ndoshta ironia e Bashës për t’i thënë Veliajt që “Ta kam lënë qytetin për faqe të zezë, ndaj as mos u lodh ta rregullosh, sepse është e pamundur”.

E thënë ndryshe, kemi, një Tiranë të shkatërruar, një kryetar në ikje që qesh dhe një kryetar të ri i cili përbetohet dhe pasi ka fituar se “Do përvesh mëngët”.

Dhurata që Basha po i bën Veliajt është “dhurata” me e mirë që Veliaj mund të merrte nga kundërshtari, dhe pse më e dhimbshmja për qytetarët. Basha, tanimë i kualifikuar në paaftësi ose mungesë dëshire për të punuar, i padëshiruar në partinë e tij, pa mbështetjen e qytetarëve, po i jep Veliajt një qytet të shkatërruar, (Për fat  të mirë, ndoshta jo në fatalitet) të cilin nëse duke përlarë sepatën e lopatën, Veliaj do e kthejë në noramalitet, do i duhet të “falenderojë” Bashën, qoftë dhe për ta ngushëlluar me një fjalë të mirë.

Next Post

Kush është komediani që e mbuloi Blatterin në dollarë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com