Zlatan Ibrahimovic nuk humbet kohë. Pasi fitoi betejën me Covid-19, sulmuesi suedez ka nisur stërvitjen me Milanin. Vetëm të shtunën, Ibra rezultoi negative në tamponin e dytë dhe autoritetet sanitare i lejuan të ndërpresë karantinën.
Menjëherë, futbollisti është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës kuqezi në përgatitjet për derbin. Një rikthim i rëndësishëm për Milanin dhe trajnerin Stefano Pioli, që për sfidën e parë pas pushimit të kombëtareve do të ketë shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm.