• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Buzë, Bythë, Botoks

by
23/01/2016 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gilman Bakalli

Me të njëjtën lehtësi që thyejnë ligjet e shtetit, me të njëjtën lehtësi shqiptarët e këtij tranzicioni nuk pranojnë edhe ligjësitë e natyrës. E cila, kur bëhet fjalë për bukurinë, nuk kujdeset aspak për një shpërndarje të drejtë të saj. Pak botoks tek buzët, pak largim dhjami nga ijet apo poshtë barkut, një korrigjim i lehtë i hundës, paksa silikon tek gjoksi apo në vithe – kaq mjafton për të mos ia toleruar natyrës bukurinë si dhuratë. Kundër këtij arbitrariteti natyror, gjithnjë e më shumë shqiptarë në këto dy dekadat e fundit po e kthejnë fytyrën e tyre në objekt për ta modeluar atë sipas modeleve të përpunuara dixhitale nga rrjetet elektronike. Raporti i vërtetë apo i supozuar midis bukurisë fizike, pranimit social, suksesit erotik apo shanseve për karrierë profesionale e ka rritur maksimalisht oreksin për bukurinë duke e kthyer atë në një aspekt dominant të jetës në Shqipëri. Logjika duket shumë joshëse dhe imponuese: meqë bukuria qenka më e pushtetshme se inteligjenca, atëherë pse mos të investosh pak inteligjencë tek bukuria. Nëse është e vërtetë se bukuria i rrit me të vërtetë shanset në tregun e raporteve personale dhe profesionale, atëherë pse duhet t’ia lëmë këtë avantazh ekskluzivisht atyre, të cilët bukurinë e kanë peshqesh nga natyra. Pse mos ta marrim vetë në dorë betejën kundër kësaj pabarazie natyrore, pse mos të ndërmarrim diçka kundër kësaj shpërndarjeje  jodemokratike të bukurisë? Klinikat mjekësore me teknologjitë e tyre të rafinuara të prodhimit dhe të shpërndarjes së bukurisë artificiale duket se e kanë lexuar fjalë për fjalë të famshmen fjali të Simone de Beauvoir “femër nuk lind, por bëhesh” dhe e kanë kthyer bukurinë gradualisht në një mall, të cilin mund ta fitosh kundrejt një çmimi të caktuar.

Mania e estetizimit të fytyrës përmes teknikave moderne kirurgjikale përbën një revolucion të vërtetë për mentalitetin e shqiptarit, tek i cili gratë me makiazh të fortë linin përshtypje negative, sepse fabrikonin një bukuri të rreme që s’e kishin në të vërtetë. Gjithsesi metodat tradicionale të estetizimit ishin reversibël. Makiazhi hiqej dhe bukuria e vërtetë e gruas shihej në mëngjes, pas zgjimit. Metodat moderne të manipulimit të bukurisë i japin fund tashmë lojës dialektike midis substancës dhe fasadës, sepse ato kanë efekt të pakthyeshëm tek fytyra. Buzët e fryra me botoks janë vërtet dhe pakthyeshmërisht të fryra e të kuqe, teksa i kuqi i buzëve krijonte thjesht efektin e përkohshëm të fryrjes dhe të ngjyrës.

I larmishëm interpretimi i këtij trendi. Dorëzim i shqiptarit para propagandës omniprezente të një industrie kozmetike në rritje? Një hap emancipues drejt së drejtës së tij për ta modeluar trupin sipas dëshirës së tij? Por përtej çdo interpretimi, ky trend në rritje që i sposton vazhdimisht kufijtë estetikë të transformimit të trupit, natyrisht ngre edhe pyetjen se mbi ç’norma e kritere ndodh ky transformim.

Shqiptari i dy dekadave të fundit është i rrethuar nga idhujt dhe ikonat e bukurisë, të cilave s’u shpëton dot. Përballë baticës së imazheve, çdo fytyrë e çdo trup vetëperceptohet si deficitar, edhe pse i vetëdijshëm se imazhe të tilla janë produkte manipulimesh dixhitale, që nuk përputhen me asnjë realitet. Korrigjimet e trupit bëhen mbi bazën e këtyre imazheve, të cilat bashkë me idealin e bukurisë transportojnë edhe vlerat të tjera shtesë si shëndet, rini, potencë seksuale, sukses dhe jetëgjatësi. Këta idhuj janë aty si prezencë e përsosmërisë dhe së paarritshmes, janë aty për t’u admiruar dhe respektuar dhe për të na kujtuar se diçka duhet të ndryshojmë tek vetja. Megjithëse ia njohim statusin iluzor, nuk mund të heqim dorë prej tyre, u falemi në gjunj, i imitojmë dhe i falim gjithçka. Buzët me botoks dhe gjinjtë me silikon përmbushin mallin tonë ilegjitim për të Jashtëzakonshmen dhe Mbinjerëzoren. Por ama idhujt janë mashtrues, sepse ata janë aty jo thjesht për t’u adhuruar, por për t’u adhuruar përmes imitimit. Idhujt kthehen në modele në një shoqëri si kjo e jona, ku vlerat religjioze apo bindjet politike e kanë humbur forcën e tyre përbashkuese. Tek prirja në rritje e shqiptarëve për buzët me botoks dhe gjinjtë me silikon mund të shohim shkallën e dëshpërimit tonë si shoqëri, e cila e sheh të pamundur të matet me arritjet kulturore që vijnë si rezultat i përpjekjeve dhe ushtrimit të pareshtur. Idhujt tonë na japin atë që duam: kënaqësinë e imitimit dhe shijen e adhurimit. Dhe mbi të gjitha çlirimin nga sforcimi që kërkojnë përpjekjet për të ecur para me punë e me djersën e ballit. Botoksi dhe silikoni na ndihmojnë të ecim para pa sforcim e pa disiplinë./Mapo/

Next Post

Ja çfarë thotë Ilda Bejleri për lidhjen me Xherdan Shaqirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

October 23, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

October 23, 2026
Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In