• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Buzani në Shqipëri/ “Te Kinemaja na goditën me anti-tank, u dogjën të gjalle”! Ish-gardisti rrëfen tmerrin në Cërrik

by Java News
04/08/2021 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme është ekstraduar nga Greqia anëtari i bandës së Cërrikut, Bashkim Buzani. Ai është pritur sot në aeroport nga policia shqiptare ndërsa mbi të rëndojnë një sërë krimesh që janë kryer në verën e vitit 1997 në Cërrik.

Buzani akuzohet për atë që njihet si masakra e Cërrikut. Bashkë me Roland Xhepaxhinë dhe të tjerë ata vranë 6 gardistë dhe plagosën 16 të tjerë në maj të vitit 1997 në qytet.

Bashkim Buzanin dhe të tjerët i fundosi dëshmia e ish-gardistit Luan Prenga. Në qershor të 2010 ai ka treguar para Gjykatës së Krimeve të Rënda me detaje se çfarë ndodhi në Cërrik në vitin 1997.

“Unë nuk do ta harroj kurrë dhe s’do t’ua fal kurrë torturat çnjerëzore që na u bënë atë ditë mua dhe kolegëve të mi të vrarë”, – dëshmoi ish-efektivi i Gardës.

“Ky këtu, – tha dëshmitari, duke treguar me gisht nga Met Bozi, – dha urdhër që kufomat të digjeshin, por banorët bërtitnin që mos ta bënin këtë veprim”.

Dëshmitari kujtoi se fillimisht ai ishte nisur bashkë me shokët e tij me mision për në Elbasan, por më pas, një urdhër i dytë ua kishte ndryshuar destinacionin për në Cërrik, ku ndodhi dhe vrasja e gjashtë gardistëve dhe plagosja e 16 të tjerëve.

Dëshmia e plote atë kohë u botua në media:

Dëshmia e plotë e Luan Prengës

“Aktualisht jam me detyrë inspektor pyjesh. Në fund të 1996-s kam shërbyer në Gardën e Republikës, deri në fund të vitit 1997, ku vendosa që të largohesha me anë të një kërkese që bëra vetë. Për ngjarjet e vitit 1997 ne ishim në dispozicion të Gardës dhe të Ministrisë së Brendshme. Kam qenë komandant i grupit tim që merreshim me operacione nëpër ngjarje. Më shumë kemi kryer operacione në Tiranë sesa jashtë saj.

Kam qenë në Elbasan për një mision, pasi kishte ngjarje të pazakonta, ishte problemi i komisariatit që ishte sulmuar.

Komandanti Arjan Cenga na dha urdhrin për t’u nisur në Elbasan.

Ai na shpjegoi se do të shkonim atje për të ndihmuar dhe për t’u dalë në mbështetje strukturave shtetërore pasi kishte probleme. Komandant Cenga na mblodhi në darkë dhe u nisëm pak pas mesnate për arsye sigurie. Kur arritëm në Elbasan kemi fjetur në hotel atë natë dhe të nesërmen në mëngjes na mblodhën dhe na përcaktuan detyrat dhe vendet ku do të vendoseshim për të kryer shërbimin.

Unë me grupin tim kisha për detyrë që të ruanim spitalin, në mënyrë që mjekët të mos ishin nën presionin e grupeve kriminale dhe të bënin të qetë punën e tyre. Ndërkohë që kolegët e mi ishin vendosur për të ruajtur te gjykata, prokuroria e kështu me radhë. Këtë punë e kemi bërë për nja 3-4 ditë. Për arsye sigurie kemi kërkuar me këmbëngulje që të pajiseshim me armatime të fuqishme, pasi ishte kohë trazirash.

Por armët që na u dhanë ishin thjesht figurative dhe nuk u pajisëm me armatime të forta. Kjo për të ruajtur edhe banorët. Na dhanë vetëm një pistoletë me nga një karikator. Veshjet tona ishin me lara. Rrugën në drejtim të Elbasanit e kemi bërë me makinat IFA, por ka pasur edhe mjete të blinduara.

Kur arritëm në Elbasan mbërritën edhe forca të tjera. Ndërkohë që nga reparti ynë ishim rreth 22 veta të ndarë nëpër grupe të vogla. Gjatë qëndrimit në Elbasan morëm vesh se në Cërrik po ndodhnin ngjarje të pazakonta dhe ishin ngritur postblloqe nga banda kriminale gjatë rrugës. Komandanti Arjan Cenga na kërkoi që të merrnim në mbrojtje Cërrikun, pasi na tha që banda kriminale kanë ngritur postblloqe gjatë rrugës, madje edhe një grua shtatzënë ka lindur në postbllok.

Në Elbasan erdhën mjete të blinduara dhe unë hipa në njërin prej tyre bashkë me grupin tim. Arjan Cenga na komunikoi për situatën dhe na tha se do të pritnim një urdhër për t’u nisur për në Cërrik nëse do të ishte e nevojshme. Këtë lajm ai na e tha në mëngjes, ndërsa që ne jemi nisur nga darka”.

Nisja drejt Cërrikut
“Kur u nisëm për në Cërrik pamë që gjatë rrugës kishte edhe forca të tjera policore. Kemi hipur në këto blinda që erdhën në dalje të qytetit të Elbasanit për arsye sigurie dhe kemi kërkuar si grup armatime më të forta, meqë ishte situatë e rrezikshme, por nuk na dhanë. Madje pa urdhrin e komandantit nuk na lejohej që të qëllonim. Në grupin tim ishte Qemal Mehmeti, Vladimir Minova, Petrit Gjoka, por ka pasur edhe dy persona të tjerë që nuk po ua kujtoj dot emrin. Gjatë aksit rrugor për në Cërrik kemi kontrolluar për banda kriminale dhe për postblloqe.

Kishte njerëz të armatosur, të cilët kur afroheshim ne largoheshin. Kemi bërë kontrolle të momentin ndaj personave që na dukeshin të dyshuar, pro i kemi gjetur të pastër. Kemi kapur një person, i cili ishte i armatosur me një kallash.

Kur hymë në qytetin e Cërrikut kishte edhe forca të tjera, që ishin të Policisë së Shtetit. Në ato momente unë zbrita nga autoblinda dhe pashë që një nga blindat tanë u qëlluan me granatë hedhëse. Para këtij momenti kemi pyetur nëpër pallate nëse kishin ndonjë shqetësim dhe banorët na thoshin që të bënim kujdes nga bandat.

Ne shkuam më pas te sheshi ku ishte kinemaja dhe u goditëm me granatë hedhëse. Në ato momente filloi goditja me armë nga tarracat e pallateve dhe nga brenda kinemasë. Aty pamë disa shokë tanët që po digjeshin. Mund të ketë pasur rreth 15 goditje të fuqishme, por fati i keq i yni qe që blinda mori flakë menjëherë dhe nga aty doli përjashta duke ulëritur Sali Martini. /m.j

 

Next Post
VIDEO / Rrëfimi i vëllezërve nga Lushnja: Si e vranë Romeon për tokën!

VIDEO / Rrëfimi i vëllezërve nga Lushnja: Si e vranë Romeon për tokën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com