• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Buxheti/ Rrogë 500 $ për bashkëshortet dhe 200 $ për fëmijët e ambasadorëve

by A R
24/11/2016 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buxheti i akorduar për diplomacinë shqiptare parashikon që bashkëshortët e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë për herë të parë do të paguhen me rrogë. Në buxhetin e Ministrisë së Jashtme për 2017-ën është parashikuar një fond prej 100 milionë lekësh për familjarët e diplomatëve tanë. Ministria e Punëve të Jashtme e quajti “Paketa e Diplomatit” dhe do të aplikohet për herë të parë.

Gruaja ose burri i ambasadorit ose ambasadores do të paguhen 450 euro në muaj në vendet e BE. Ndërsa, secili prej fëmijëve të tyre përfiton një bonus për shkollim 180 euro. Ndërsa, në vendet ku valuta e përdorur është dollari, pagesa shkon 500 $ në muaj për bashkëshortët dhe 200 për fëmijët.

Ndërkaq, për bashkëshortet e diplomatëve do të paguhen që nga janari i 2017-ës, kontributet për sigurimet shoqërore. Në buxhetin e ri të vitit 2017 në vijim të ligjit të ri për shërbimin e jashtëm të miratuar para disa muajsh do të zbatohet për herë të parë paketa e diplomatit që parashikon: “Çdo diplomat që shërben jashtë, për bashkëshortin/en dhe për çdo fëmijë do të marrin 450 € për bashkëshortin dhe 180 € për çdo fëmijë (në vendet ku pagesa është me €) dhe 500$ për bashkëshortët dhe 200 $ për fëmijët (në vendet ku pagesat bëhen me $). Kjo do të mundësohet falë një shtese prej 1 miliard lekësh të vjetra në buxhet të MPJ. Për bashkëshortet e diplomatëve do të paguhet që nga janari 2017, kontributet për sigurimet shoqërore. Këtë e përfitojnë të gjithë diplomatët që shërbejnë jashtë atdheut.

DEBATI
Prezantimi i buxhetit të Ministrisë së Jashtme nga ministri Ditmir Bushati në Komisionin e Jashtëm u shndërrua dje në përplasje për çështje ekonomike më shumë se diplomatike. Shifrat që deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami përmendi për buxhetin, për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati ishin thashetheme dhe për këtë deputeti demokrat reagoi ashpër ndaj ministrit të Jashtëm. Ky i fundit iu drejtua ministrit Bushati: “Ti je një rrugaç, je rrugaç, injorant, nuk duhet të jesh më ministër”. Por, Bushati vazhdoi fjalimin e tij, ndërsa ndërhyri sërish Islami duke i thënë injorant.

“Unë them 25, pse 25, pse 20, unë them kaq, ti thua… Loja e kungulleshkave”, tha z.Bushati. Kryerja e komisionit Arta Dade ndërhyri duke thënë: “Ruani qetësinë, ruani etikën”, por Islami reagoi sërish: “Ai po flet me gjuhë rrugaçësh, ne po themi mendimin tonë”. Dade vazhdoi: “Ju lutem shumë keni durim, ne kemi shumë durim, ju dëgjojmë, le të japë ministri qëndrimin e tij”. Bushati shtoi: “Ju lutem duhet të mbani qëndrim për gjuhën e përdorur”.

“Po, patjetër, do mbahet qëndrim. Nuk do lejoj këtë gjuhë”, deklaroi zj.Dade. Por, pasi iu mohua fjala, deputeti Bumçi akuzoi Bushatin: “Ministria e Jashtme ka arritur në këto nivele të ulëta falë teje, njeri i skandaleve jashtë Shqipërisë, turp të vijë! Ty të vijë turp! Ordiner, rrugaç dhe ordiner! Ordiner i ulët!”.

Gjatë diskutimit të buxhetit të Ministrisë së Jashtme, ministri Bushati tha se këtë vit për herë të parë do të zbatohet paketa e diplomatit, që parashikon shpenzimet e bashkëshortit të titullarëve që shërbejnë jashtë vendit, të cilët do të përfitojnë 450 euro, ndërsa 180 euro për çdo fëmijë. Pagesa do të fillojë nga janari 2017. “Për herë të parë, edhe si pasojë e ligjit të cilin ne e miratuam së bashku në Kuvend në 2015-ën, ne do të kemi një buxhetim jo thjesht për diplomatin, por edhe për bashkëshortin apo bashkëshorten që shoqëron diplomatin në postin apo përfaqësinë diplomatike dhe për fëmijët”, deklaroi z.Bushati.BW/a.k.

Next Post
“Nuk u trembemi as turqve e as shqiptarëve, kemi ushtri të fuqishme”, Greqia kërcënon sërish

“Nuk u trembemi as turqve e as shqiptarëve, kemi ushtri të fuqishme”, Greqia kërcënon sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In