• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti/ Rama: Qeveria Berisha në 8 vite këndonte “10 mijë km rrugë”, por ka bërë vetëm 943 km!

by Java News
01/12/2016 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur nga aula e parlamentit në lidhje me buxhetin e ri për vitin 2017, duke thënë se në lidhje me rrugët e ndërtuara në Shqipëri, shumëkush mund të kujtojë këngën e PD për “10 mijë kilometrat e rrugëve”, por në të vërtetë në 8 vite, qeveria Berisha ka ndërtuar vetëm 943 km rrugë. Madje Rama ka thënë se në një version absurd, në vitin 2013, kur PD ishte në opozitë, thoshte se kishte ndërtuar 11 mijë km rrugë, pra 1 mijë km i kishte ndërtuar teksa ishte në opozitë.

Në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm, Kryeministri Rama ka thënë se do të stimulohet ulja e borxhit publik, teksa rritja ekonomike do të jetë mi 3%.

Kryeministri ka deklaruar se buxhet i katërt i qeverisë së majtë do të ketë dhe shifrën më të lartë të investimeve në 6 vitet e fundit për sektorin e shëndetësisë. 52 mln dollarë do të investohen në shëndetësi tha Kryeministri, dhe 32 mln të kësaj shume do të jepen nga privati përmes partneritetit publik –privat.

“Një ndër treguesit më të plotë të kësaj rritje është spostimi i 100 mln dollarëve drejt qytetarëve. Sa për të pasur një ide të domethënies së kësaj rritje, mjafton një krahasim shumë i thjeshtë. Në 8 vitet e qeverisë së shkuar, u spostuan, 124 mln dollarë gjithësej, ndërsa vetëm me këtë buxhet ne spostojmë 100 mln dollarë, ndërkohë që përmes uljes së taksës mbi të ardhurat personale, në sistemin publik e privat, kemi spostuar 440 mln dollarë në harkun e 4 viteve. Që do të thotë se kjo qeveri, ka vendosur të heqë mbi gjysëm miliardë dollarë nga arka e shtetit në duart e qytetarëve.

Në të njëjtën kohë na është dashur të shlyejmë një mal prej 720 mln dollarësh borxhe të fshehura që e gjetëm në tavolinë… por nuk ka mbaruar, sepse sikur të mos mjaftonte, ishin dhe 1.1 mld dollarë të akumuluara nga OSHEE… na u desh të përballemi me një krizë të vërtetë financimi nga kantieret e hapura të rrugëve.

Shqiptarëve ju thuhej përditë nga qeveria vjetër se ishin ndërtuar 10 mijë Km rrugë, ndërkohë që këtu në opozitë, në 2013 thonin që kishin ndërtuar 11 mijë Km… pra kishin ndërtuar dhe 1 mijë Km duke ndenjur në opozitë.

Likuiduan vetëm 34% të vlerës financiare të kontraktuar duke lënë një gropë madhështore të tenderave dhe kantiereve që kishte hapur me daulle në të katër anët e Shqipërisë. Qeveria vjetër, asaj këngës rrugë rrugë, kishte para vetëm për 1/3 e shumës së tenderuar, ndërsa 2/3 ja la në kurriz kompanive dhe qeverisë tonë.

Në fakt e dini sesa kilometra rrugë ka bërë realisht qeveria e vjetër, vetëm 940 km! Nuk po hy fare tani sesi i ka bërë, por po them të vërtetën e thjeshtë që tregon libri i llogarive të infrastrukturës.

Vetëm 943 km!

1.6 miliard dollarë të palikujduarn për rrugët. Po ju jap dhe një shifër tjetër meqe jemi tek gropat, për katandinë e doganeve dhe tatimeve.1.55 miliardë dollarë u munguan në 8 vjet qeverisje. E shtyu Shqipërinë një hap më shumë drejt greminës financiare.

Tre buxhetet tona mundësuan shmangien e greminës, konsolidimin fiskal. Sot nga një ekonomi që luhatej me 0 dhe 1 përqind rritje kemi një ekonomi që këtë vit do të rritet mes 3.3 dhe 3.5% dhe do vazhdojë të rritet. Miqtë tanë këtu në të djathtë i parashikuan Shqipërisë një skenar grek, fantazuan dhe deflacionin që u mbiu në gjuhë disa kohë që do rezultonte fatale për qeverinë dhe PS që do përfundonte si PASOK. Por ja ku është qeveria dhe ku do të jetë dhe sot një vit për të paraqitur buxhetin e pestë. Por le të qëndrojmë tek buxheti i katërt. Jo vetëm rrisim rrogat dhe pensionet por financojmë reformat. Hyjmë në trajektoren e një ulje historike të borxhit ekonomik, stimulojmë miqeverisjen duke vendosur qytetarin më në qendër se asnjëherë më parë.

Investimet në shëndetësi, 52 mln dollarë, 600 mijë persona përfitojnë rishtaz rimbursim

Nga fusha e shëndetësisë, duke e thelluar më tej reformën në shëndetësi, në vitin 2017n ne do të zgjerojmë listën e ilaceve të rimbursueshme edhe për plot 600 mijë shqiptarë, të cilët janë të pasiguruar dhe të cilët nuk kanë përfituar dot nga kjo listë. Nga janari do të rimbursohen plotësisht, kjo do të thotë se 8 mln euro nuk do t’i shpenzojnë më për ilace, por do ti mbajnë në xhepat e tyre.

E dini sa është shifra që kjo qeveri do të investojë në këtë buxhet, në rrugën shumë të vështirë të rilindjes së shëndetësisë… është afro 3 % e GDP-së, 52 mln dollarë, investimi më i madh buxhetor në harkun e 6 viteve. Nga këto 52 mln dollarë 31 i investojnë kompanitë partnere, ato të shumë “mallkuarat” nga ana juaj.

Përballja me injorancën e kardiologëve të kthyer në pseudo- politikanë… a e keni dëgjuar kur ja rrokanisin kokën miletit duke u thënë se paratë tuaja ua kanë dhënë disa miqve?! Ja ku janë shifrat!

Shteti sot nuk investon dot më shumë se 21 mln dollarë drejtpërdrejt, kaq ka për shëndetësinë! Borxh nuk merr dot! Por edhe po të merrte prap do të ishte një hile, sepse do tua merrte njerëzve! 

Rritja ekonomike dhe taksat ndaj biznesit

Kjo ekonomi që ju e mallkoni cvdo ditë si fundin e botës ka fituar besim në tregun ndërkombëtar… për këtë referojuni FMN-së, referojuni raportit të progresit të Komisionit Europian dhe më gjeni një kapitull më pozitiv sesa ai.

Rritja ekonomike e këtij viti nuk bazohet në rritje taksash…. ne kemi vendopsur një marrëdhënie të re bvesimi mes qeveerisë dhe sipërmarrjes. E kemi treguar me vepra dhe jo me fjalë se sipërmarrësit nuk janë një grusht njerëzish të ilëve u vilen taksat… nuk e diskutojmë fare se kur thoni ju se u kemi rritur taksat të na vijë keq. Bizneset e vogla për të cilat na akuzonit se i kemi rritur taksat? Ata janë me taksim zero! As në ëndrrat tuaja më të cmendura nuk e mendonit se ne do ta bënim këtë. Tregtari juve ju dukej mizë!

Kompanitë e huaja të ardhura në 3 vitet e fundit, 2239 të tilla

Sot që flasim, numri i bizneseve të regjistruar ka mbërritur në 197 mijë biznese, 54 mijë biznese më shumë sesa latë ju! A janë shumë dhe a jemi të kënaqur? Jo! Por ato dalin dhe teprojnë në krahasim me qeverisjen tuaj!

Edhe një gjë tjetër për akuzat tuaja se shqiptarët po ikin dhe spo lënë gjë këtu. 2239 kompani me kapital 100% të huaj që zhvillojnë për herë të parë aktivitet për herë të parë në këto 3 vite. Janë regjistruar 2239 kompani të tilla!/ java/a.k

Next Post
Arrestohet në Mal të Zi serbi i akuzuar për krime lufte në Kroaci

Arrestohet në Mal të Zi serbi i akuzuar për krime lufte në Kroaci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In