• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti, qeveria dhe deputetët e PS përplasen për taksat

by Java News
16/11/2018 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taksimi i pagave nuk është përplasja e vetme që mazhoranca ka brenda gjirit të saj, për paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Një tjetër pikë që ka hapur debat është propozimi i deputetëve socialistë në Komisionin e Ekonomisë, për të hequr TVSH-në e inputeve bujqësore.

“Ka 28 vite që këtë e premtojnë të gjithë. E ka premtuar edhe Partia Socialiste në zgjedhjet e vitit 2017. Ka ardhur koha që kjo masë të merret për të ulur koston e bujqve”, tha Braçe.

Por, ministri i Financave, Arben Ahmetaj nuk është dakord që TVSH-ja e inputeve të hiqet fare. Ai mbështet uljen e kësaj takse në një normë më të reduktuar, por me kusht që kjo të shoqërohet edhe me uljen e rimbursimit të TVSH-së që qeveria u jep femerëve.

“Nëqoftëse do ta çojmë TVSH-në e inputeve 10 për qind, atëherë edhe rimbursimin duhet ta çojmë 10 për qind. Nëqoftëse do ta çojmë 6, atëherë edhe rimbursimin 6. Kështu ato lekë që humbim nga ulja e TVSH-së i fitojmë në krahun e shpenzimeve”, tha ministri Ahmetaj.

Sipas ministrit të Financave, skema e rimbursimit të TVSH-së në bujqësi ka rezultuar problematike, duke bërë që paratë e dhëna nga qeveria të mos shkojnë te fermeri, por në xhepat e tregtarëve.

Të njëjtin vlerësim dha edhe Erion Braçe, por ndonëse bien dakord për dështimin e skemës së rimbursimit, ministri i Financave dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë ndahen te TVSH-ja e inputeve. Sipas Braçes, heqja fare e TVSH-së së inputeve do të ishte masa më e duhur.

Vendimi përfundimtar për të dyja këto përplasje, si për taksën e pagave, ashtu dhe për atë të inputeve bujqësore, duket se do të merret gjatë votimit nen për nen të buxhetit dhe paketës fiskale. Por, prononcimet paraprake të kryeministrit Rama gjatë daljeve publike sinjalizojnë se, përplasja mes Ministrisë së Financave dhe Komisonit të Ekonomisë mund të dalë barazim. Ministria e Financave ruan kufirin e pataksueshëm të pagave në 30 mijë lekë, kurse Komisioni i Ekonomisë fiton heqjen e TVSH-së së inputeve bujqësore.

ma.me

Next Post
Makina del nga rruga, dy të plagosur në aksin Berat-Lushnje

Makina del nga rruga, dy të plagosur në aksin Berat-Lushnje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In