• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti, ministri Gonxhja në Kuvend: Lehtësi fiskale deri në 30% për bizneset që sponsorizojnë kulturën!

by A. Q
27/11/2026 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi dje në Kuvend projektligjin e ri “Për donacionet dhe sponsorizimet”, i cili synon të krijojë mekanizma të rinj për mobilizimin e kapitalit privat në mbështetje të kulturës, artit, sportit dhe fushave të tjera me interes publik.

Gjatë fjalës së tij, Gonxhja theksoi se nisma vjen si përgjigje ndaj zhvillimeve ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, si dhe nevojës për instrumente moderne financimi.

“Shqipëria nuk është më ajo e tri dekadave më parë dhe as e një dekade më parë. Vendi ynë ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në sektorët e turizmit, kulturës dhe sportit, duke e shndërruar këtë hapësirë në një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik”, u shpreh Gonxhja.

Duke prezantuar mekanizmat kryesorë të projektligjit, ministri u ndal te krijimi i një instrumenti të ri për financimin e kulturës, artit dhe sportit përmes përfshirjes më të madhe të sektorit privat.

Sipas tij, në vitin 2024 financimi total në sport ishte rreth 448 milionë lekë, nga të cilat vetëm 50 milionë lekë, ose 11,2%, vinin nga sponsorizimet private.

“Projektligji parashikon një mekanizëm lehtësues për subjektet që sponsorizojnë aktivitete në kulturë, art dhe sport, duke u mundësuar njohjen si zbritje të një vlere deri në 30% të tatimit mbi fitimin të paguar në vitin paraardhës. Kjo lehtësi do të ketë një kufi maksimal prej 30 milionë lekësh në vit për çdo sponsor dhe një tavan kombëtar prej 2 miliardë lekësh në vit”, tha Gonxhja.

Një tjetër risi, sipas ministrit, është mundësia e mbështetjes së drejtpërdrejtë të sportistëve dhe artistëve që përfaqësojnë Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare.

“Përtej efektit të drejtpërdrejtë te përfituesit, ky mekanizëm sjell edhe një përfitim të madh fiskal për shtetin, ai shërben si incentivë e drejtpërdrejtë për formalizimin e ekonomisë”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja vuri në dukje se shtylla e dytë e projektligjit lidhet me zgjerimin e fushave që mund të përfitojnë nga donacionet dhe sponsorizimet.

“Për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, thelbi i këtij projektligji lidhet me bindjen se kultura dhe sporti nuk duhen parë më si thjesht një faturë shpenzimesh buxhetore, por si investime strategjike me një vlerë të trefishtë: ekonomike, shëndetësore dhe shoqërore”, tha Gonxhja.

Duke u ndalur tek ndikimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, Gonxhja tha se “eventet ndërkombëtare aktivizojnë zinxhirin e shërbimeve, përfshirë strukturat akomoduese, gastronominë, transportin, tregtinë dhe kompanitë vendase”.

Në këtë kontekst, Gonxhja solli si shembuj zhvillimin e tri etapave të Giro d’Italia në Shqipëri në vitin 2025, ku 42% e spektatorëve qëndruan të paktën një natë në vend, si dhe koncertin e YE në Tiranë, që sipas tij mblodhi rreth 60 mijë spektatorë, prej të cilëve 27 mijë vizitorë të huaj nga 88 shtete.

“Përmes këtij projektligji, ne ulim presionin mbi buxhetin e shtetit, e ndajmë koston e organizimit me sektorin privat dhe krijojmë mundësinë që eventet tona të rrisin cilësinë dhe konkurrueshmërinë në tregun ndërkombëtar”, deklaroi Gonxhja.

Gonxhja u ndal edhe tek shtylla e tretë e projektligjit, e cila parashikon vendosjen e standardeve të reja të transparencës, gjurmueshmërisë dhe kontrollit financiar.

Ministri theksoi se të gjitha donacionet dhe sponsorizimet do të kryhen vetëm përmes transfertave bankare, duke përjashtuar transaksionet me para në dorë.

Gonxhja u shpreh se “do të krijohet Regjistri Elektronik Kombëtar i Sponsorizimeve, i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe i integruar me platformën ‘e-Albania’. Projektligji parashikon që kontratat të regjistrohen brenda 60 ditëve, ndërsa sponsori dhe përfituesi do të kenë detyrimin të raportojnë mbi përdorimin e fondeve dhe realizimin e projektit. Për institucionet publike parashikohet detyrimi i publikimit të kontratave brenda 10 ditëve, si dhe marrja e miratimit paraprak me shkrim për donacionet dhe sponsorizimet nga burime të huaja, në rastet e përcaktuara nga ligji”.

“Ky projektligj nuk vjen për të zëvendësuar përgjegjësinë kushtetuese dhe ligjore të shtetit për financimin e kulturës, sportit, arsimit apo shëndetësisë. Përkundrazi, ai vjen për ta plotësuar dhe shumëfishuar atë”, theksoi ministri.

Gonxhja tha se nisma synon të krijojë mundësi të reja financimi për artistët, sportistët, federatat dhe organizatat kulturore, të nxisë formalizimin e ekonomisë dhe të forcojë lidhjen mes kulturës, sportit, turizmit dhe zhvillimit ekonomik.

“Zhvillimi i Shqipërisë në këtë fazë të re kërkon jo vetëm politika publike dhe investime shtetërore, por edhe një angazhim të strukturuar të sipërmarrjes private. Ky projektligj e kthen mbështetjen për interesin publik në një përgjegjësi dhe mundësi të përbashkët për të gjithë”, tha Gonxhja.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do e shiste pranë shkollave në kryeqytet, 34-vjeçari kapet me 900 gramë kokainë! Policia i vë prangat, i sekuestrohen edhe…

Do e shiste pranë shkollave në kryeqytet, 34-vjeçari kapet me 900 gramë kokainë! Policia i vë prangat, i sekuestrohen edhe…

November 27, 2026
“Mesazhi i Marta Kos, një ogur i mirë”- Leka: Opozita të bashkëpunojë, Shqipëria mbi të gjitha! Dy partitë e mëdha…

“Mesazhi i Marta Kos, një ogur i mirë”- Leka: Opozita të bashkëpunojë, Shqipëria mbi të gjitha! Dy partitë e mëdha…

November 27, 2026
Zelensky: Putin është agresor dhe vrasës, nuk mund të jetë miku i Trump!

Zelensky: Putin është agresor dhe vrasës, nuk mund të jetë miku i Trump!

November 27, 2026
Buxheti, ministri Gonxhja në Kuvend: Lehtësi fiskale deri në 30% për bizneset që sponsorizojnë kulturën!

Buxheti, ministri Gonxhja në Kuvend: Lehtësi fiskale deri në 30% për bizneset që sponsorizojnë kulturën!

November 27, 2026
U kapën me armë në “Audi-n” e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët! Një person anonim vetëinkriminohet

U kapën me armë në “Audi-n” e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët! Një person anonim vetëinkriminohet

November 27, 2026
“Po e kursej se është lojtare e mirë dominoje”- Braçe: TVSH e paguan konsumatori! Tabaku: Ligjet shkruhen në zyrat e bizneseve!

“Po e kursej se është lojtare e mirë dominoje”- Braçe: TVSH e paguan konsumatori! Tabaku: Ligjet shkruhen në zyrat e bizneseve!

November 27, 2026
Tirana pret Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama: Drejt Europës së bashku! Në fokus Plani i Rritjes dhe integrimi, e pranishme dhe Kos

Tirana pret Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama: Drejt Europës së bashku! Në fokus Plani i Rritjes dhe integrimi, e pranishme dhe Kos

November 27, 2026
Tirana bëhet mikpritëse e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Tirana bëhet mikpritëse e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

November 27, 2026
“E neveritur!”- Kryemadhi flet për videot intime nga GJKKO: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit! Të ndihesh i dhunuar nga një filmim p*rno…

Rikthim në politikë? Kryemadhi: S’kam moral t’u kërkoj votën qytetarëve

November 27, 2026
Plakja e popullsisë, sfidë shërbimet për moshën e tretë

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In