• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Buxheti i vitit 2020/ Ekspertët: E vështirë rritja ekonomike në shifrat e premtuara

by Java News
11/11/2019 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka hartuar një projekt buxhet të shtrënguar për vitin e ardhshëm, që reflekton mungesë politikash sociale, si dhe ulje të shpenzimeve kapitale. I këtij mendimi është eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, i cili bën një analizë të hollësishme të draftit.

“Nuk duket që ky buxhet të reflektojë projekte të mëdha të infrastrukturës ose projekte të tjera sociale dhe faktikisht kemi ende një gropë të madhe shtetërore përsa i përket sistemit të pensioneve dhe ndihmave sociale. Njëkohësisht nuk ka rritje pagash qoftë për sektorin publik, por edhe për pensionistët dhe ndihmat sociale që ata marrin, gjë e cila tregon një lloj buxheti të shtrënguar, në pamundësi për të ndërmarrë politika sociale, që nga krahu tjetër do sillnin rritjen e konsumit.”

Në të njëjtën linjë është edhe ekspertja Elona Shehu, sipas së cilës, më së shumti qeveria ka menduar për të ulur nivelin  e borxhit dhe për t’u kujdesur për defiçitin.

“Ky buxhet i vitit 2020 është i tillë, që është kujdesur të ruajë brenda atyre parashikimeve që ka për të ulur borxhin publik, pra është përpjekur që të ruajë deficitin buxhetor brenda disa limiteve të përcaktuara nga ligji, sesa të nxisë disa sektorë të ekonomisë dhe të vërë konsumatorin në të njëjtat kushte me vitet e kaluara, pra minimalisht të paktën ta indeksojë pagën e një konsumatori, në mënyrë që ai të konsumojë të njëjtën shportë me vitin më përpara.”

Ndërsa i takon pritshmërive për rritjen ekonomike, në nivelin 4.1 për qind, eksperti Adrian Civici, mendon se objektivi është më shumë se optimist, duke marrë parasysh treguesit makroekonomikë të këtij viti.

“Ajo që ne vazhdojmë ta kemi të metë kryesore, është se parashikimet për rritje ekonomike nuk i shoqërojmë asnjëherë me analiza konkrete strukturore nga do vijë kjo rritje, nga cilat sektorë, sipas të cilave politikave dhe sipas të cilave efekteve. Nëse kemi një tregues të rritjes ekonomike super optimist të situatës ku jemi, kjo mund të shkaktojë të njëjtat probleme si në vitin 2011, pra vështirësi në mbledhjen e të ardhurave, vështirësi në mbledhjen e TVSH-së, apo nëse ka një tkurrje të importeve dhe eksporteve, sigurisht edhe kjo ka ndikim në buxhet.”

Qeveria ka parashikuar që krahas rritjes ekonomike, defiçiti buxhetor për vitin e ardhshëm të jetë në nivelin 1.6 për qind dhe borxhi publik në 62.2 për qind. (Scan)

Next Post
Mal i Zi/ Ja “bosi i madh” i kokainës nga Tuzi, që drejtonte rrjetin botëror me avionë privatë!

Mal i Zi/ Ja “bosi i madh” i kokainës nga Tuzi, që drejtonte rrjetin botëror me avionë privatë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In