• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes/ Peleshi: Pagat u rritën me 30% për FA. Rama jep një tjetër lajm të mirë: Do i rrisim përsëri!

by Java News
10/11/2021 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po prezantojnë sot Buxhetin 2022 për Ministrin e Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Forcat e Armatosura, tha se pagat e ushtarakëve do të rriten me 30%. Ministri tha se buxheti i vitit 2022, do të jetë 32% më i lartë se i këtij viti. Ndërkohë gjatë fjalës së tij kryeministri Rama premtoi se pagat do të rriten sërish vitin tjetër. Sipas Ramës, Shqipëria do ketë paga më të larta për këtë sektor dhe nuk do qëndrojë në fund të listës së vendeve të NATO-s.

Kryeministri Edi Rama tha se buxheti i vitit 2022 parashikon një rritje të pagave prej 30% për Forcat e Armatosura, premtim që ai tha se e mbajti pas krizës me luftën ndaj zjarreve në muajin gusht.

Por Rama dha një tjetër lajm të mirë për ushtarakët, gjatë prezantimit të buxhetit në Pallatin e Kongreseve. Ai tha se rritja e pagave nuk do të ndalojë me kaq.

“Por sot po u them se do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që Forcat tona të Armatosura, për potencialin që kanë dhe energjinë që japin, të jenë mbrapa nga shumë vende të Aleancës”, tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga deklarata e kryeministrit Rama:

Nuk është rritja e parë e pagave që bëjmë, kjo është një rritje e konsiderueshme, dhe nëse kur u takuam me një pjesë prej jush pas përballimit të krizës së zjarreve, unë ju thashë se do të rrisim pagat, dhe sot pagat janë të shkruara me 30% rritje për buxhetin e ardhshëm. Por sot po u them se do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që Forcat tona të Armatosura, për potencialin që kanë dhe energjinë që japin, të jenë mbrapa nga shumë vende të Aleancës, këtu nuk flasim për vendet që janë më të fuqishmet, por vende të tjera që edhe pse janë ekonomikisht më të fuqishme se ne, ne nuk kemi pse të mos i synojmë që të mbërrijmë. Me këtë rritje, nuk jemi më ushtria më pak e paguar në Nato.

Ministri i Mbrojtjes: Rrisim me 30% pagat e ushtarakëve! Brenda 2022 do kemi një trupë të dedikuar për Emergjencat Civile brenda Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Forcat e Armatosura, tha se pagat e ushtarakëve do të rriten me 30%. Peleshi falenderoi për këtë kryeministrin Rama, i cili sipas tij është angazhuar për  rritjen e pagave, pas përballjes së ushtrisë me zjarret në gusht të këtij viti.

Ministri tha se buxheti i vitit 2022, do të jetë 32% më i lartë se i këtij viti. Po ashtu Peleshi nënvizoi se 65% e do të jetë buxheti për modernizimin. Peleshi tha se ushtria jonë do të vijojë që të jetë aktive në misionet ndërkombëtare.

Në fjalën e tij ministri Peleshi tha se brenda vitit 2022 do të kemi një trupë të dedikuar për Emergjencat Civile brenda Forcave të Armatosura. Peleshi tha se tha më tej  se stërvitja e përbashkët e NATO-s “Defender 2023”, do të ketë vend pritës Shqipërinë.

‘32% më shumë do jetë buxheti i 2022 krahasuar me buxhetin e këtij viti. Është 32,6 milardë lekë. 102% është rritja në zërin e investimeve. Kemi dyfishim të investimeve në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Veçoj si historike të prekshme dhe me rritjen e motivimit dhe shtimin e dinjitetit një arritje të madhe të këtij buxheti që është rritja me 30% e pagava nga ushtari i parë e deri tek ai me grada më të larta. Kryeministri është angazhuar publikisht pas përballimit me zjarret në gusht të këtij viti. nuk kam pse e fsheh mendoja se një rritje do të vinte deri në 15%. Kryeministër në emër të Forcave të Armatosura faleminderit. Ne angazhohemi që të ngremë në një sistem tjetër sistemin tonë të rekrutimeve. e kuptojmë që nuk janë në nivelin e duhur zyrat e rekrutimit.

Buxheti për modernizimin do të jetë 65%. do të investojmë edhe në pikat tona të dobëta. Duhet të ndreqim së pari disa fusha ku kemi shumë punë për të bërë. Të kemi helikopterë, anije. Kemi aplikuar një bashkëpunim me një agjenci të specializuar të NATO-s për mirëmbajtjen e helikopterëve. Baza e Kuçovës, për pak ditë do të kemi ceremoninë e fillimit të punimeve. Janë 40 mln euro që do të investohen. do të vijojmë të jemi aktivë në misionet ndërkombëtare. Brenda vitit 2022 do të kemi një trupë të dedikuar per emergjencat civile brenda forcave te armatosura, do të ketë infrastrukturën, mjetet dhe buxhetin e saj. Do të fillojë ndërtimi i Kampusit të Forcave të Armatosura.

Duhet të aplikojmë “smart defense” duke koordinuar burimet dhe blerjet me vendet mike, si Kosova, që është një vend i afërt me ne, jemi vëllezër e s’kemi çfarë t’i fshehim njëri-tjetrit. Unë kam bërë disa takime me homologët në rajon për të parë mundësinë e aplikimit të “smart defense”. Me shumë gjasa edhe “Defender 23” do të ketë si vend pritës Shqipërinë. Kemi dalë me rekorde pozitive nga “Defender 21”.’- tha Peleshi.

Rama: Do përmirësojmë akademinë ushtarake, të bëhemi model dhe pikë referimi për të rinjtë

Gjatë prezantimit të ‘Buxhetit 2022’ për Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura duhet të jetë një model në çdo pikëpamje ndërsa shtoi se do të ndërtohet një akademi ushtarake që të jetë model cilësie dhe pikë referimi për të rinjtë. Sakaq, Rama deklaroi se në vitin 2022 do të fillojë megaprojekti me disa faza.

“Ushtria shqiptare të bëhet një model në çdo pikëpamje. Hyrja në rrugën e karrierës ushtarake që është dera e akademisë, nuk mund të pretendojmë të jemi aty ku mund të jemi, duke pasur një bazë që është shumë larg së qenit në lartësinë e asaj që meritojnë ata që rregjistrohen për të studiuar në akademinë ushtarake. Baza e edukimit për një ushtri që synon të ngjisë pak nga pak shkallët në klasifikimin e cilësisë së vendeve të NATO-s. Do fillojmë në vitin 2022 një megaprojekt me faza, me një fazë të parë që do garantojë gjithçka sot ne na duhet të ofrojmë, dhe pastaj me një fazë të dyte e të tretë për atë që duam në të ardhmen. Do ndërtojmë një akademi ushtarake që të jetë model cilëse dhe të jetë pikë referimi për të rinjtë e të rejat që i hyjnë kësaj rruge, por edhe për ata që duan të hyjnë në karrierën ushtarake si vende të NATO-s.”-deklaroi Rama.

Next Post
Kadilli: Berisha s’duhet të ishte në politikë që në 2013, imponohet në PD prej mefshtësisë së Bashës! Heshtja e tij po inkriminon partinë në raport me SHBA

Kadilli "ftoh" Berishën: Nuk zgjidhet më kryeministër, si mund ta votojnë shqiptarët. Ta harrojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Tiranë, humb jetën babai i ministres Pirdeni

Aksident në Tiranë, humb jetën babai i ministres Pirdeni

May 14, 2026
Balliu pas qëndrimit të ambasadorit britanik: Berisha është shpallur i korruptuar

Balliu pas qëndrimit të ambasadorit britanik: Berisha është shpallur i korruptuar

May 14, 2026
Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara: Jam e papunë, dua të jetoj jetën time!

Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara: Jam e papunë, dua të jetoj jetën time!

May 14, 2026
SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS

SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS

May 14, 2026
Debati në Kuvend! Bozdo kritikon rritjen e çmimeve, Ibrahimaj: Kemi vepruar me përgjegjësi për shmangien e abuzimeve

Debati në Kuvend! Bozdo kritikon rritjen e çmimeve, Ibrahimaj: Kemi vepruar me përgjegjësi për shmangien e abuzimeve

May 14, 2026
FSHF bën propozimin për President të UEFA-s, zbardhen detajet nga mbledhja

FSHF bën propozimin për President të UEFA-s, zbardhen detajet nga mbledhja

May 14, 2026
Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

May 14, 2026
Nga sporteli i shtetit në “litarin” e qelisë

Nga sporteli i shtetit në “litarin” e qelisë

May 14, 2026
“Epsteini” ynë

“Meritën” kryesore për rezolutën e ka Berisha

May 14, 2026
Braçe kritikon mungesën e ministrit gjatë interpelancës: Mungesë respekti ndaj Kuvendit

Braçe kritikon mungesën e ministrit gjatë interpelancës: Mungesë respekti ndaj Kuvendit

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In