• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti i bashkisë për 2019-ën, Veliaj: Kemi rritur të ardhurat e institucionit

by A R
23/10/2018 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të diskutimeve për buxhetin e bashkisë për vitin 2019, Erion Veliaj u ndal në njësinë bashkiake numër 3.

Ai bëri një përmbledhje të punëve dhe të investimeve të bëra në këtë njësi, si dhe prezantoi disa prej projekteve që janë parashikuar për t’u kryer në vitin e ardhshëm.

“Në këtë shtëpinë tone, që tani ka 27 njësi, jemi munduar të bëjmë maksimumin, kemi rritur të ardhurat e Bashkisë si kurrë më parë dhe si një familje nikoqire po mundohemi që të jemi prezentë në çdo njësi”, tha Veliaj.

Duke i cilësuar si tre vite tepër të suksesshme deri më tani, Veliaj renditi disa prej projekteve strategjike të realizuara në kryeqytet si Pazari i ri, Bulevardi i ri dhe Rehabilitimi i Lumit të Tiranës, ndërtimi i Unazës së Vogël, rikonstruksioni i Sheshit “Skënderbej” apo dhe rehabilitimi i Parkut të Madh të Tiranës etj.

Ai siguroi qytetarët se edhe në këtë vit të fundit të mandatit të parë, do të vijohet me të njëjtin ritëm të lartë.

“Ka qenë një trevjeçar që ka prekur gjithë Tiranën. Falë fuqisë që na jep qeveria qendrore dhe falë fitores sonë në Tiranë në vitin 2015, arritëm t’i realizonim të gjitha. Unë besoj se i kemi kthyer fytyrën Tiranës, jo vetëm në investime, por edhe në mentalitet”, tha Veliaj.

Më konkretisht në Njësinë Administrative 3 në kryeqytet është bërë rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët “Leandro Zoto” – “Marie Kraja”, “Disha” – “Sadik Petrela”, Rr.Bardhyl; Rr. “Kujtim Laro”; Rruga “Dalip Topi” (Pyjorja), rruga Kodra e riftit dhe ndërtimi i Rrugës “Disha”, nga Brryli – rr. Sitki Çiço – Rr. Arkitekt Sinani, rruga Xhanfize keko – Lulishte ish Tregu Fruta/Perime, si dhe ndërtimi i tregut Fruta Perime – Rr. Xhanfize Keko. Ndërkohë, ndërmarrjet e bashkisë kanë 5-fishuar këto tre vite në krahasim me administratën e mëparshme edhe mirëmbajtjen e rrugëve. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka realizuar rikonstruksionin e 5 kopshteve, 3 çerdhe, 4 shkolla dhe ka ndërtuar edhe një çerdhe të re.

“Më vjen mirë që kemi arritur të bëjmë një shkollë moderne tek “Luigj Gurakuqi”, kemi rikonstruktuar dhe transformuar shkollën “Kongresi i Lushnjës”, e cila është sot histori suksesi.  Jam shumë i lumtur sepse sapo mbaruam një inspektim te shkolla “Çajupi”, një gjimnaz shumë i rëndësishëm i Njësisë 3, të cilit po i shtohet edhe një palestër me të gjitha standardet”, tha mes të tjerave Veliaj.

Një vëmendje të veçantë, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar edhe mbështetjes sociale për familjet në nevojë dhe për të rinjtë. Ndërkohë, Veliaj përshëndeti miratimin nga komisionet parlamentare të nismës për ndalimin e pikave të basteve dhe të kazinove.

/b.d

Next Post
Martohet “njeriu më i fuqishëm në botë”

Martohet “njeriu më i fuqishëm në botë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

September 26, 2026
Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

September 26, 2026
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com