• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti i 61 bashkive/ Socialistët do të kontrollojnë 95% të totalit të fondeve, të djathtët vetëm 4.4%

by Java News
17/05/2023 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përveç shumicës dërrmuese të bashkive, socialistët do të kontrollojnë edhe thuajse të gjithë fondet e pushtetit vendor, pas fitores me 53 bashki në zgjedhjet e 14 Majit.

Buxheti total i të 61 bashkive të vendit për këtë vit llogaritet në afërsisht 79.2 miliardë lekë, apo 708 milionë euro. Nga kjo shumatore, shpenzimet e bashkive të ngjyrosura me rozë arrijnë në 75.7 miliardë lekë, apo plot 677 milionë euro.

Bashkia me buxhetin më të lartë në të gjithë vendin është Tirana me 28.7 miliardë lekë, fond  i cili është rreth 7 herë më i lartë se bashkitë e tjera të mëdha të vendit dhe sa 36.2% e buxheteve të të gjitha bashkive. Durrësi renditet në vend të dytë me 3.9 miliardë lekë, ndërsa Elbasani i treti me 3.4 miliardë lekë. Bashkia nën drejtimin e PS me buxhetin më të vogël për 2023 do të jetë Bashkia e Pustecit me 83 milionë lekë.

Nga ana tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë”  do të administrojë buxhetet në 7 bashki, që kapin një vlerë prej 3.4 miliardë lekësh, thuajse njëlloj sa buxheti i Shkodrës, që drejtohej nga demokratët, e katërta në rang vendi.

Ndër bashkitë blu, buxhetin më të lartë e mban Bashkia e Kavajës e cila ka një buxhet prej rreth 920 milionë lekësh, pasur më tej nga Himara me 733 milionë lekë. Më pak nga të gjitha bashkitë renditet Bashkia Memaliaj, me një buxhet 260 milionë lekë.

Ndërsa Finiqi, bashkia e fituar nga Romeo Çakuli i partisë MEGA, ka shpenzime të parashikuara në vlerën e 371 milionë lekëve.

Në total buxhetet e administruara nga Partia Socialiste zënë rreth 95.6% të të gjitha fondeve të bashkive ndërsa Partia Demokratike rreth 4.4%.
/s.f
Next Post
Presidenti i ri, Mediu: Opozita të negociojë si një trupë e vetme

Mediu flet për herë të parë për rezultatin e zgjedhjeve: Opozita ka shkatërruar vetveten që nga 2013

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In