Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj gjatë diskutimit për buxhetin ka deklaruar sot në komisionin e Ligjeve se është gati fondi për organet e reja të drejtësisë dhe SPAK.
“Janë gati fondet për organet e reja të drejtësisë dhe SPAK. Shumë shpejt ngrihen këto institucione me staf. Kemi fatura të papaguara të prapambetura 352 mln lekë”.
Ndërsa ministria e Financave theksoi se janë “1.2 miliardë lekë nga fondi rezervë në dispozicion të reformës në drejtësi dhe institucioneve të reja të që do të formohen”.
Deputeti i PS, Fino tha se “Strukturat e reja të drejtësisë duhet të mësojnë që buxhetet i miratojmë ne. Të mos vijnë pa u konsultuar me ministrinë e Financave. Të mos marrin nga fondi rezervë” përfundoi ai.
a.ç











Tani vetem na duhet te presim rezultatet e para te reformes me te rendesishme keto vitet e fundit dhe mos te marrim parasysh balten qe hedh cdo dite opozita
Mbeshtetja e ministrise duhet patjeter.kjo tregon qe kane vene gjithcka ne dispozicion te reformes. Tani mbetet vetem t bejne punen
kush eshte kjo?
tani po qe s kam besim te vetingu. me anonim si shoqja ministre s ka veting. mbase ky eshte dhe qellimi.