• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Buxheti 2026 ndan njerëzit, por bashkon përfituesit në një tryezë!” Gjekmarkaj: Prodhon edhe më shumë plagë sociale

by Os De
11/12/2025 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa mori fjalën në Kuvend, Agron Gjekmarkaj kritikoi buxhetin e vitit 2026, duke thënë se në vend që të ishte për nevojat e qytetarëve, por në fakt iu shërben interesave të caktuara. 

Deputeti i PD-së tha se ky buxhet që pritet të miratohet nuk tregon zhvillim, por e thekson më shumë plagën sociale. 

“Ky buxhet nuk është buxhet i shtetit. Është buxhet i porosisë. Është buxhet i interesave. Është buxhet i një filozofie që nuk njeh personalitetin e njeriut, por njeh vetëm përfitimin nga depersonalizuesit! Unë nuk votoj kundër shifrave. Unë votoj kundër filozofisë që ato përfaqësojnë. Kundër varfërisë së programuar.“, u shpreh deputeti. 

Më tej, ai shtoi se do të vototjë kundër çdo buxheti që e sheh shtetin si pronë private. 

“Është buxhet i një filozofie që nuk njeh personalitetin e njeriut, por njeh vetëm përfitimin nga depersonalizuesit! Unë nuk votoj kundër shifrave. Unë votoj kundër filozofisë që ato përfaqësojnë. Kundër varfërisë së programuar. Kundër dekulturimit të qëllimshëm. Kundër korrupsionit të institucionalizuar. Kundër modelit që e quan të ndershmin të parëndësishëm dhe të padrejtin të suksesshëm.”, tha ai. 

Fjala e plotë e Gjekmarkajt në Kuvend 

Të nderuar kolegë deputetë, 

Zoti Kryetar, 

Të nderuar qytetar ! 

Sot diskutojmë buxhetin e shtetit , fabulen e re propagandistike dhe zhgenjimin e ri të shqiptarve. 

Ky duhet të ishte dokumenti që ngjizet nga nevojat e qytetarëve. 

Por jo. 

Ky është një buxhet i porositur nga interesat e monopoleve. 

Është një buxhet që nuk lind nga komunitetet, por nga klientët e pushtetit. 

Është një buxhet që nuk ndërton zhvillim, por prodhon plage sociale. Ky është një buxhet që ndan njerzit dhe krahinat!
Ky është një buxhet qe bashkon perfituesit në një tryeze! 

Në këtë vend, varfëria nuk është thjesht varfëri ekonomike. 

Varfëria është depersonalizim, është qellim në vetvete, është mjet relativizimi i tjetrit, është raport dominimi. 

Është zhveshje e njeriut nga dinjiteti. 

Kur prindi nuk i thotë dot më fëmijës se nesër do të jetë më mirë, shuhet e ardhmja, keputet shpresa dhe pozitiviteti i nevojshem per nje shoqeri normale. Ketu eshte pika kur Atdheu te vret dhe te debon. 

Familja shqiptare çdo ditë sheh të njëjtën padrejtësi dhe të njëjtin shpërfillje nga shteti.
Raporti shtet individ eshte i zhveshur nga respekti, eshte dizuman. 

Varferia ekstreme të lë pa fytyrë. Ajo prodhon vetem nje mendim- deshperimin. 

Dhe ne sot kemi mijëra shqiptarë pa fytyrë përpara fëmijëve të tyre. 

Në këtë realitet, i varfëri bëhet më i varfër. Nga ferri i tyre ndertohet parajsa e pushtetit, arroganca e tij ! 

Pasuria sot shpërndahet jo sipas meritës, por sipas afërsisë me Qeverine . Kjo afersi nuk eshte simbolike virtyti por nje harte vesesh. 

Oligarku bëhet më i pasur , me shperfilles , me arrogant me te zakonshmin por edhe me sherbetor ndaj pushtetit! 

Sepse sistemi punon për ata që janë tashmë të pasur, duke rrenuar shtresen e mesme dhe duke zmadhuar komunitetin e te varferve! 

Investimet publike nuk hartohen për nevojat e vendit. 

Ato hartohen për porosi. 

Aty ku dikush ka interes, aty shfaqet investimi. 

Ndaj rrugët me pese fishin e çmimit, të cilat ndërtohen keq realizohen aty ku ka më fitim, jo aty ku ka më shumë nevojë. 

Shkollat në pergjithesi mbyllen , ndersa aty ku hapen ndodh se projekti sjell përfitim, jo aty ku fëmijët mëtojnë arsim cilësor. 

Spitalet modernizohen vetëm në narrativë, ndërsa pacientët trajtohen në kushte të rënda. Onkologjiku mbetet lokomotiva e kesaj drame! 

Korrupsioni e dëmton shoqërinë disa herë. 

Herën e parë kur vjedh paranë publike si shembull etik. 

Herën e dytë kur e prish cilësinë e çdo vepre publike si dem fizik. 

Rrugët prishen para se të mbarojnë. 

Veprat publike degradojnë para se të hapen. 

Korrupsioni shkatërron realitetin e përbashkët duke ndertuar një emeruea te perbashket atë të një vendi të korruptuar. 

Ai po shkatërron statusin moral të deputetit shqiptar, i paaftë për t’u rrebeluar, i paafte per te dhene zgjidhje, i paafte per një portret të ndershem. 

Shpesh dëgjojmë se SPAK-u do ta zgjidhë problemin. 

SPAK heton vetëm një përqindje të vogël të korrupsionit real. 

Sepse problemi nuk është vetëm te drejtësia. 

Problemi është te mentaliteti i stimuluar. 

Në këtë vend po humbet nderimi për punën e ndershme. 

I ndershmi shihet si i dobët dhe nui merret si model. 

Ndërsa ai që përfiton pa meritë shihet si i suksesshëm ai krijon trend, ndjekes, vizibilitet! Ai tenton edukatorin per femijet tane. 

Erich Fromm na kujtonte se shoqëria është e sëmurë kur nderon përfitimin mbi integritetin. 

Një plagë e madhe e shoqërisë sonë është dekulturimi i elitave intelektuale. 

Mësuesit, pedagogët, studiuesit dhe artistët po varfërohen. 

Por nuk varfërohen vetëm ekonomikisht. 

Varfërohen kulturalisht, humbasin gradualisht mundesine për t’u shprehur, për të ndikuar. 

Po zhveshen nga autoriteti. 

Po margjinalizohen dhe heshtin. 

Pushtetet autokratike gjithmonë kanë patur një aleat të madh: dekulturimin. 

Sepse një shoqëri e cila e përjeton kulturën luks nuk reagon. 

Një shoqëri e dekulturuar nuk mbron veten. 

Albert Camus druhej për Francën se po të varferohej inteligjenca arrihej tek forma më e rrezikshme e tiranisë. 

Mendoni Shqiperine e dale nga Otomanizmi shekullor, nga luftra dhe komunizmi, Shqiperine tranzitive sa afer ketij pohimi eshte! 

Në këtë klimë shfaqet edhe një retorikë tjetër. 

Kryeministri thotë: “Unë jam artist.” 

Dhe është e vërtetë. 

Sepse ai ka ndërtuar një skuadër artistësh të pazakontë. 

Artistë që nuk prodhojnë kulturë, por prodhojnë fasada. 

Artistë që nuk krijojnë vepra, por skenarë. 

Artistë që nuk ndërtojnë institucione, por ndërtojnë iluzione. 

Artistë ku njëri është më kreativ se tjetri në shpikjen e mënyrave të reja të zhvatjes. 

Artistë që këndojnë si bretkocat e Aristofanit këngën e korrupsionit! 

Në aftësinë për të shndërruar paligjshmërinë në normalitet ata shfaqen si gjeni, të denjë për Nobel! 

Në talentin për të maskuar dështimin me genjeshtra janë magjistare! Ata nxjerrin flake nga goja e nga kudo! 

Kështu u ngrit monumenti i korrupsionit. 

U ngrit monumenti i shtetit të privatizuar. 

U ngrit monumenti i triumfit të klientelizmit. 

U ngrit monumenti i boshatisjes së Shqipërisë. 

Ky është arti sublim i këtyre artistëve të pushtetit. 

Arti për t’i larguar shqiptarët. 

Arti për t’i bërë të rinjtë të padukshëm. 

Arti për ta kthyer vendin në një instalacion bosh prej njerëzve. 

Në një shoqëri të varfër dhe të dekulturuar, liria nuk mbijeton. 

Liria nuk jeton në një vend ku shumica lufton për bukën e gojës. 

Liria nuk jeton as në një vend ku kultura hesht dhe intelektualët varfërohen. 

Ky buxhet nuk është buxhet i shtetit. 

Është buxhet i porosisë. 

Është buxhet i interesave. 

Është buxhet i një filozofie që nuk njeh personalitetin e njeriut, por njeh vetëm përfitimin nga depersonalizuesit! 

Unë nuk votoj kundër shifrave. 

Unë votoj kundër filozofisë që ato përfaqësojnë. 

Kundër varfërisë së programuar. 

Kundër dekulturimit të qëllimshëm. 

Kundër korrupsionit të institucionalizuar. 

Kundër modelit që e quan të ndershmin të parëndësishëm dhe të padrejtin të suksesshëm. 

Unë votoj për punën e ndershme. 

Për shansin e barabartë. 

Për kulturën si mbrojtje të shoqërisë. 

Për qytetarin që meriton dinjitet dhe jo depersonalizim. 

Arsyen e keni humbur prej kohësh, duke prishur rregullat e lojës demokratike. 

Keni humbur edhe mëshirën ndaj të ngjashmeve. 

Babëzia është bërë shtëpia juaj. 

E keni gjetur paqen brenda saj, por ajo është iluzive. 

Barku i babëzisë është prej lastiku, vetëm zgjerohet, nuk është prej mermeri. 

Sa më shumë mbushni vetes gropën e interesave personale, aq më shumë boshatiset shpirti i këtij vendi dhe fryma e komunitetit. 

Votoj kundër çdo buxheti që sheh shtetin si pronë private dhe qytetarin si peng. Votoj kunder zellit tuaj militant per te mbrojtur cdo marrezi e poshtersi! 

Votoj kundër hajduteve , kopukëve dhe teveqelave që i kanë zënë frymë gjithçkaje. 

Votoj kunder te forteve qe e bene Shqiperine të dobet dhe flas per te mbrojtur dinjitetin e një Republike që po shuhet! 

Faleminderit 

 

 

Next Post
“I jepet fund kontratave 1 euro, por duhet kujdes kur..” Braçe për ligjin e PPP: Transparenca nuk është e plotë

“I jepet fund kontratave 1 euro, por duhet kujdes kur..” Braçe për ligjin e PPP: Transparenca nuk është e plotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

35 vjetori i PD, Berisha: Rama dhe Soros më shpallën non-grata, por sot narkoshteti po shkërmoqet!

December 11, 2025
Pse nuk u zgjodh edhe Drejtori i BKH-së si u Zgjodh K/Prokurori i SPAK?

Pse nuk u zgjodh edhe Drejtori i BKH-së si u Zgjodh K/Prokurori i SPAK?

December 11, 2025
Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

December 11, 2025
Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

December 11, 2025
Khloé Kardashian flirtoi publikisht me mësuesin dhe rrjeti ‘u çmend’!

Khloé Kardashian flirtoi publikisht me mësuesin dhe rrjeti ‘u çmend’!

December 11, 2025
Aktorja Rajmonda Bulku elozhe Berishës në 35-vjetorin e themelimit të PD: Krenare që ju kam ndjekur! Do vazhdojmë t’ju besojmë

Aktorja Rajmonda Bulku elozhe Berishës në 35-vjetorin e themelimit të PD: Krenare që ju kam ndjekur! Do vazhdojmë t’ju besojmë

December 11, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK/ Ish-prokurori: Gara ishte e vështirë! Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin

December 11, 2025
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

“Diplomatët në sallë ishin protektorë”/ Zgjedhja e Klodian Brahos, Meçe: Ishte e parapërgatitur

December 11, 2025
Opozita e Stacionit të trenit!

Opozita e Stacionit të trenit!

December 11, 2025
Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In