• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti 2025/ Meta reagon nga burgu: Më anti-sociali, shton varfërinë dhe korrupsionin

by S T
11/11/2024 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, aktualisht në burgun 313, ka shkruar një status në rrjetet sociale për buxhetin e vitit 2025.

Meta shprehet se buxheti është më antisociali në histori. Ai shton se ky buxhet shton varfërinë dhe korrupsionin.

“Buxheti për vitin 2025, më antisociali, që shton varfërinë dhe korrupsionin.

1️⃣. Asnjë shtesë në fondin e pagave për politika të reja pagash.

Zero fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve.

2️⃣. Pensionistët do të diskriminohen më tej me këtë buxhet.

Fondi për politika të reja pensionesh për vitin 2025 parashikohet vetëm 1.6 miliard lekë ose rritje me 0.9% të fondit total të sigurimeve shoqërore.

Kjo do të thotë se pensionet nuk do të rriten as 1% kur vetëm niveli i inflancionit i parashikuar për vitin 2025 është 3%.

3️⃣. Jo vetëm zero rritje, por edhe ulje të fondeve të kujdesit social përfshi dhe për familjet në ndihmë ekonomike që jetojnë në varfëri të tejskashme. Nga 26,1 miliard lekë në vitin 2024, në 23,7 miliard lekë në vitin 2025.

4️⃣. Zero fond shtesë për kategorinë e të papunëve, ndërkohë numri i të papunëve rritet.

5️⃣. Zero fonde për shtresat në nevojë.

Pra e gjithë rritja ekonomike që është kontribut i të gjithë qytetarëve dhe taksapaguesve do të shkojë për investimet publike korruptive me kosto shumë herë mbi realen për të rritur korrupsionin.

Po kështu rritja ekonomike do të shkojë për projektet PPP me mbështetje buxhetore për të vjedhur qytetarët, si dhe do shkojë për të rritur shpenzimet administrative të luksit.

Gjithashtu edhe për të rritur shpenzimet marramendëse të shërbimit të borxhit publik që është një barrë për brezat e sotëm e të ardhshëm, që paguajnë për korrupsionin skizofrenik të Edi Ramës dhe “Rilindjes””, shkruan Meta.

Next Post
Tetori nis me reshje, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Të mërkurën nisin rrebeshet, jugu më i prekuri, sinoptikanët: Në zonat malore vjen dëbora e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In