• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti 2024/ Nga shkollat e reja te “Kopshti Botanik”, Veliaj rendit disa nga investimet kryesore në kryeqytet për vitin e ardhshëm

by Java News
14/11/2023 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të buxhetit të vitit të ardhshëm, në një takim me qytetarët e Tiranës, bëri me dije disa nga investimet kryesore që po ndodhin dhe do të ndodhin në kryeqytet. Në fillim, Veliaj u ndal te zhvillimi e zonave të ndryshme të Tiranës, e më pas foli për shkollat e reja dhe rindërtimin.

“Në fund të “Bulevardit të Ri” do të kemi një shesh ikonik. Po ashtu, duam që zona e autotraktorëve të pësojë një zhvillim, sidomos zonës rreth unazës. Po të shikosh, vlera e pronës rritet kudo ku kalon infrastruktura. Në perëndim të Tiranës, projekti ynë kryesor është Zona e Lirë Ekonomike “TEDA”. Mezi pres t’i japim gaz atij projekti fantastik, ku pritet të punësohen 5 deri në 7 mijë vetë në punët e së ardhmes. Kryesisht kompanitë janë nga Izraeli dhe kompani të fushës së teknologjisë, që duan të vendosin data serverët e të gjithë Ballkanin në Tiranë. Në Jug, projekti më i madh është projekti i Lanës, pra pjesa jugore e lumit. Kush ka kaluar nga materniteti i ri “Koço Glozheni”, në drejtim të Shkozës, e ka parë se çfarë transformimi i ka ndodhur zonës. Fshati që duket s’do kallauz! Jam i sigurt se do të politizohet edhe ky projekt, si çdo gjë e mirë që ndodh në qytet, por jam absolutisht i vendosur që ta bëjmë zgjatimin e Lanës deri në Kashar”, tha Veliaj.

Ai tha se buxheti parashikon edhe investimin në dy lote për ndërtimin e shkollave të reja, loti i Saukut, Liqeni i Thatë, Kopshti Botanik, si dhe loti tjetër i “Astirit”, i cili ka një rëndësi të veçantë. Sa i përket projektit të rindërtimit, Veliaj tha se nuk do të jenë vetëm lagje për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti, por lagje me çdo lehtësirat e nevojshme për banorët, duke i dhënë vlerë të shtuar hapësirave më të reja të kryeqytetit.

“Te lagjja “5 Maji” jemi afër fundit me banesat aty, ndërkohë edhe 7 pallatet në Kombinat po mbarojnë, por do ishte mëkat që ta linim pa infrastrukturë. Ne nuk duam të bëjmë konvikte për njerëzit që i gjeti fatkeqësia e tërmetit. Aty do të transferohen edhe institucione të qeverisë dhe të bashkisë, por mbi të gjitha do të bëjmë infrastrukturë. Se po i lamë vetëm si banesa, pa infrastrukturë, pa rrugët e mira, pa parqe, pa parking, nuk shkon. Një pjesë e buxhetit do të shkojë për infrastrukturën mbështetëse të këtyre lagjeve. Ndërkohë, në Tiranën jugore, në Kopshtin Botanik do të investojmë si tek Kopshti Zoologjik, e cila ka dalë një hapësirë fantasike. Do të jetë një ikonë edhe për mënyrën sesi është dizenjuar projekti i ri, por edhe për sa ekonomi do prodhojë për zonën me turizëm, edhe me vizitorë”, u shpreh Veliaj./m.j

Next Post
“Berisha të merret e të futet brenda”/ Braho: Nuk mund të vazhdohet me kërcënime!

Vrasja e Aleks Nikës/ Braho: Strasburgu kërkon rihetim të plotë të 21 janarit! SPAK e merr në dorë brenda këtij viti! Fajtor kryesor Berisha, të përgjigjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In