• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti 2023/ Gjiknuri: Elbasanit nuk do i mungojë mbështetja nga qeveria! Momenti që…

by
14/11/2022 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja zhvilloi një bashkëbisedim me banorët në Njësinë Administrative Labinot – Fushë për buxhetin e vitit 2023, konsultim i kthyer tashmë në traditë nga kjo bashki.

Gjiknuri, që është njëkohësisht dhe drejtues politik i PS në këtë qark, u shpreh se 2023 do të jetë dhe viti i investimeve në zonat rurale. Ai theksoi se ka ardhur momenti që vëmendja të shtrihet më shumë edhe në fshat. “Vërtet qyteti ka marrë më shumë vëmendje në vitet e mëparshme. Normale sepse në qytet është dhe zhvillimi ekonomik dhe pjesa më e madhe e popullatës. Tani ka ardhur momenti që vëmendja të shtrihet më shumë edhe në fshat. Ato projekte që përmendi kryetari i Bashkisë janë projekte që kryeministri Edi Rama, qeveria, ne të gjithë i kemi sjellë për Bashkinë e Elbasanit. Kështu që, fondet që ka bashkia e Elbasanit nga të ardhurat e veta, një pjesë e tyre e mirë duhet të kalojnë në fshat. Edhe këta të mirëkuptojnë se ne e dimë shumë mirë që nuk do rregullohen të gjitha, janë 40-50 vjet të akumuluara. Nuk ka pasur kanale të ujërave të zeza në fshat dhe më përpara të themi të vërtetën. Por le të fillohet nga këto gjëra më të thjeshta, qendra shëndetësore, janë gjëra që i nevojiten të gjithë njerëzve. Mua më keni mbështetësin tuaj për t’i shtyrë përpara”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve u shpreh se ekonomia po kalon një moment të vështirë si pasojë e luftës në Ukrainë që ka prekur gjithë botën. “Peshën më të madhe në buxhetin e investimeve këtë vit mendoj se do ta marrë fshati. Krizën energjetike mos e neglizhoni. E tha njëri, me të drejtë, ç’më duhet mua në fshat Ukraina. Janë të lidhura gjërat. Me 500 milion euro ishin bërë shumë investime të tjera në Shqipëri kjo është e vërteta. Pastaj ose do paguanim ne më shumë energjinë dhe shteti ato lekë që kishte do i përdorte për gjëra të tjera, por do na kushtonte nëpër xhepat e shtëpive tona. Kjo është e vërteta. Pra, diku do heqim. Ne jetojmë në një kohë të vështirë. Investime në rrjetin energjetik janë bërë. Këtë vit duke dhënë sinjalin që unë investoj pjesën më të madhe në fshat, unë vendos perspektivën që fshati të fillojë të marrë më shumë angazhim. Natyrshëm dhe unë si deputet do ti rri mbi kokë”, tha ai.

Gjiknuri vlerësoi dhe punën e kryebashkiakut Llatja dhe vëmendjen që ai i ka kushtuar përmirësimit të infrastrukturës dhe të shërbimeve të qytetarëve të Elbasanit. “Unë mendoj që është një nga kryetarët e bashkisë më të mirë. Është një djalë qytetar, njeri i komunikueshëm. Po nuk qe njeri nuk bëhesh dot politikan. Do vijnë t’ju premtojnë shumë këtu se vjen edhe fushata do hapet thesi këtu. Po a ka njeri ta besojë këtë gjë?! Njeriu është me provë. E para është njeri dhe kur ka mbajtur fjalën për dy gjëra mund të bëjë dhe dy të tjera”, theksoi drejtuesi politik i qarkut Elbasan.

Sekretari i Përgjithshëm i PS u shpreh se Bashkisë së Elbasanit nuk do i mungojë mbështetja nga qeveria. “Këtë ua garantoj, me qëllim që çfarë ka fonde Gledi t’i lirojë në dobi të fshatit. Është afër kryeqytetit, është fare pranë portit, ka një rrjet të mirë energjetik për industrinë. Duke u zhvilluar ekonomikisht Elbasani, reflektohet dhe në zonat tona. Po edhe Bashkia do ketë më shumë të ardhura sepse po pati më shumë biznese do ketë më shumë lekë”, deklaroi Gjiknuri.

/e.d

Next Post
“Premtimet e Berishës dhe Metës, qesharake”/ Hila: A ia arriti qëllimit protesta!

"Premtimet e Berishës dhe Metës, qesharake"/ Hila: A ia arriti qëllimit protesta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

August 24, 2026
Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

August 24, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Ftonte të miturit në kafe dhe më pas në banesë, arrestohet burri në Elbasan

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

August 24, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Për ata që thonë se Erion Veliaj i është shmangur procesit në GJKKO

August 24, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kosova para dhe pas 16 shtatorit

August 24, 2026
Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

August 24, 2026
Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

August 24, 2026
Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

August 24, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Pukë/ Zjarr i fuqishëm në fshatin Gojan i Vogël, flakët rrezikojnë banesa, evakuohen 6 familje

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com