Buxheti 2022 për arsimin/ Ministrja Kushi: Do jepen 20 milionë lekë për pasurimin e bibliotekave në shkolla

E rrethuar nga fëmijët, ministra e arsimit Evis Kushi zgjodhi tu lexonte një pjesës domethënëse nga “Shtëpia pa libra si trupi pa shpirt” i autorit Bardhyl Xhama. Ministrja e arsimit bëri me dije se bibliotekat e shkollave në vendin tonë do të pasurohen me libra të rinj nga një fond prej 20 milion lekësh.

Në këto momente që flasim në katër drejtoritë kryesore rajonale të gjithë vendit po kryhen procedurat për blerjen e librave të rinj. Kemi një fond prej 20 milion lekësh për të pasuruar bibliotekat e shkollave me libra artisitk pra literaturë artistike por jo vetëm edhe literaturë didaktike apo shkencore.

Ministrja Kushi komentoi dhe ngjarjen e rëndë të vrasjes së 8 vjeçarit në Fier.

“Në fakt ne jemi shumë të tronditur sidomos nga ngjarja e fundit dhe padyshim duhet të jetë një reflektim për të gjithë shoqërinë jo vetëm institucionet përgjegjëse ligjzbatuese që padyshim do ti japin dënimin e merituar autorit dhe gjithë autorëve të tjerë që guxojnë të prekin fëmijët tanë por natyrisht që ne të gjithë duhet të reflektojmë, nxënësit, prindërit, mësuesit, institucionet për të parandaluar cdo rast dhune”, tha Kushi.

Në shkolla është dyfishuar numri i punonjësve të shërbimit psiko-social të cilët trajnohen për të parandaluar fenomene të ndryshme socilae si dhuna, bullizmi, droga apo alkooli.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com