• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti 2021, Manastirliu: I mbështet mjekët si asnjëherë më parë

by A R
02/11/2020 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në prezantimin e projektbuxhetit për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2021.

Në fjalën e saj Manastirliu ka deklaruar se buxheti i 2021 është financimi publik më i madh për Shëndetësinë. Ministrja Manastirliu e ka konsideruar si buxhetin e mbrojtjes së shëndetit publik, investimeve të rëndësishme në Shëndetësi,  e sidomos buxheti që mbështet mjekët dhe infemierët  me rritjen e pagës si asnjëherë më parë si dhe grupet më vulnerabël.

“Me buxhetin e 2021 do të ketë një rritje në 40% të pagave të mjekëve dhe infermierëve dhe si asnjeherë më parë ky buxhet mbështet mjekët dhe infermierët”,  tha Manastirliu.

Me buxhetin e 2021, do të vijohet me investime madhore në shëndetësi, me modernizimin radikal të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ për ndërtimin e spitalit të ri modern të sëmundjeve të brendshme dhe një sërë investimesh të rëndësishme në spitalet rajonale dhe dy maternitetet e Tiranës.

“Do të vijohet me ndërtimin e maternitetit të ri të Beratit, Lezhës, Kukësit. Gjithashtu me hapjen e kantiereve të reja për rikonstruksionin e pediatrisë në spitalin e Elbasanit, për rikonstruksionin dhe rindërtimin e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare të Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve në Tiranë, rikonstruksionin e kirurgjisë dhe urgjencës në spitalin rajonal Shkodër, rikonstruksionin e sallave të lindjes, repartit të neonatologjisë dhe repartit të urgjencë – pranimit dhe pajisje mjekësore në Maternitetin Koço Gliozheni, rikonstruksioni i godinës së spitalit Prrenjas dhe pajisjen për Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitalin e ri të Pediatrisë në QSUT”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se projektbuxheti i sektorit të mbrojtjes sociale për vitin 2021 kemi parashikuar 25,479,260 mijë lekë për familje, individë në nevojë që përfitojnë nga skema e  Ndihmës Ekonomike, për personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre. Manastirliu u shpreh se vetëm për shpenzimet për Programin e Bonusit të Bebes, për vitin 2021 janë parashikuar në vlerën 2 miliard lekë.

“Në total për programin e NE parashikohen 4,634,460 mijë lekë për vitin 2021. Përfitimet e aftësisë së kufizuar do të rishikohen dhe do të mundësohet mbështetja me pagesa më të larta të atyre individëve më aftësi të kufizuar që kanë një gjendje shëndetësore më të rënduar dhe që kanë më shumë barriera për tu përfshirë në jetën shoqërore. Në total, për pagesën e aftësisë së kufizuar për vitin 2021 janë parashikuar 16 miliard e 501 milion e 635 mijë lekë (2021) për 172 mijë përfitues”, theksoi Manastirliu.

Buxheti 2021 për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale parashikohet të jetë 81 miliardë e 836 milionë e 605 mijë lekë dhe krahasuar me buxhetin e vitit 2020 për vitin 2021 parashikohet një rritje me 7.5% ose në vlerë absolute në vlerën 5.7 miliard lekë në buxhetin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Vetëm për shëndetësinë buxheti ka pësuar një rritje me 8.25% krahasuar me 2020 ose një rritje prej 55.36% krahasuar me 2013.

Buxheti për vitin 2021 financon në sektorin e shëndetësisë, mbulimin universal për kontrollin bazë mjekësor për grupmoshën 35 – 70 vjeç, programin kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, programin kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit,vaksinimi, vizitat tek mjeku i familjes, rimbursimin e barnave, vizitat dhe ekzaminimet tek mjeku specialist për të gjithë popullsinë rezidente në vend. Buxheti i 2021 siguron mbulimin në masën 100% të pacientëve që kryejnë ndërhyrje kirugjikale falë 12 paketave shëndetësore, depistimin e dëgjimit neonatal, finacnimin e shërbimit të urgjencës mjekësore 36 autoambulanca të reja, vijimin e Programit Kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore.

/a.r

Next Post
FOTO / Kush janë militantët e PD, që Basha i shet në takime si studentë të rastësishëm

FOTO / Kush janë militantët e PD, që Basha i shet në takime si studentë të rastësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com