• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti 2020/ Manastirliu: Partneritetet Publike-Private me kosto efektive, nis financimi për laboratorët

by Java News
21/11/2019 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Partneritetet Publike Private zënë vetëm 8% të buxhetit të shëndetësisë por kanë ndikuar me shërbime parandalese dhe jetëshpëtuese për 1.4 milion qytetarë”. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend se me buxhetin e vitit 2020 nis financimi i partneritetit për laboratorët, duke filluar me qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” dhe me pas, sipas kontratës, do të shtrihet në 18 spitale.

“Trefishohen analizat që do të garantohen falas në 18 spitalet që do të përfshihen në këtë partneritet”, tha Ministrja Manastirliu gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2020.
Manastirliu vlerësoi kosto-efektivitetin e programeve si kontrolli mjekësor bazë, për rëndësinë që ka për parandalimin e sëmundjeve kronike.

“Gjatë këtij viti janë 100% e qytetarëve të targetuar që e kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, duke zbuluar në kohë sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet e zemrës apo edhe ato tumorale. Sipas vlerësimit të fundit të OBSh për Shqipërinë, programi i check-up konsiderohet kosto-efektiv”, tha Manastirliu.

Sipas raportit të OBSh-së, një popullatë ku sëmundshmëria kronike është në rritje të vazhdueshme dhe kultura shëndetësore nuk është aty ku duhet, programi i Kontrollit Mjekësor Bazë është mjeti më efektiv për të zbuluar në kohë sëmundjet kronike, të cilat zënë 90% të barrës së sëmundshmërisë në vend.

Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 parashikohet të jetë 77 miliardë e 735 milionë e 940 mijë lekë. Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 ka një rritje me 2.98 miliard lekë, krahasuar me 2019. Vetëm për sektorin e shëndetësisë rritja e buxhetit, krahasuar me buxhetin e vitit 2013 është 48% më shumë.

Gjatë vitit 2020 do të ketë 26 milion dollarë investime në shëndetësi. Me buxhetin 2020, rindërtohen 120 qendra shëndetësore, rikonstruksionin dhe mobilimin me pajisje të reja mjekësore të poliklinikave të Gjirokastrës dhe Dibrës, rehabilitohet dhe zgjerohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, vijon puna për ndërtimin e maternitetet të Beratit, Lezhës dhe Kukësit, pediatrisë së Durrësit, vijon modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me ndërtimin e spitalit të ri modern të sëmundjeve të brendshme me vlerë 14.28 milionë euro, si dhe për spitalin e ri të pediatrisë me vlerë 9,1 milionë euro.

Buxheti i vitit 2020 mbështet financimin në vlerën 2 miliard lekë për bonusin e bebes dhe do të financojë pagesat e personave me aftësi të kufizuar për rreth 166 mijë përfitues. Gjithashtu buxheti i ri do të mbulojë pagesat për rreth 66 familje në ndihmë ekonomike. /e.s/

Next Post
Braçe reagon pasi Vettingu rrëzoi Muçin: E gjithë situata e krijuar vjen për shkak të Metës, zgjodhi më të papërshtatshmin

Braçe reagon pasi Vettingu rrëzoi Muçin: E gjithë situata e krijuar vjen për shkak të Metës, zgjodhi më të papërshtatshmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In