• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe reagon pasi Vettingu rrëzoi Muçin: E gjithë situata e krijuar vjen për shkak të Metës, zgjodhi më të papërshtatshmin

by Java News
21/11/2019 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të KPA-së, i cili shkarkoi nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, ka ardhur menjëherë një reagim nga radhët e qeverisë.

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe thekson se deklaratat se anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk ka nevojë për vetting nuk është gjë tjetër, por vetëm një gënjeshtër e madhe.

Sipas tij, me rrëzimin e Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese, ky proces tani do të nisë nga e para.

Braçe shkruan se e gjithë situata e krijuar me shkarkimin e Muçit vjen për shkak të vendimit të presidentit Ilir Meta për ta emëruar pa kaluar ende Vettingun.

Reagimi i Erion Braçës:

SA KEQ! SA KEQ! Por ky eshte #RULEOFLAW! Besnik Muci u emerua gjyqtar ne #GjykatenKushtetuese nga #PresidentiiRepublikes, pa kaluar #Vettingun!!!! Deklarata se per anetarin e #GjykatesKushtetuese nuk ka nevoje per #Vetting, eshte e kote, permban nje genjeshter te madhe! Sot, institucioni me i larte i Vettingut rrezoi Besnik Mucin!

Tani, per vakancen ne #GjykatenKushtetuese, nis cdo gje nga e para! Presidenti kishte tre kandidatura per te emeruar gjyqtarin e #GjykatesKushtetuese, por zgjodhi me te papershtatshmin, ate qe ishte ende nen #Vetting, nuk e kishte kaluar ate.

Ndaluni pak e mendoni; Dy gjyqtaret e zgjedhura nga Kuvendi kane kaluar qarte Vettingun, Arta Vorpsi e zgjedhur gjyqtare nga mekanizmi kushtetues zhbllokues, ka kaluar Vettingun; Mbi to nuk ka asnje kontestim per pasurine, lidhjet me krimin e aftesine profesionale. Zero! Ky eshte nje super mesim per cilindo qe ka firme e vule ne procesin e ndertimit te #DrejtesiseseRe. Duhet te zeme mend te gjithe, te gjithe, tani! Jo me vone, tani! Cdo vonese pengon #DrejtesineeRe!

#DREJTESIAERE KALON NGA #RULEOFLAË, PASTERTIA, AFTESIA, PAVARESIA POLITIKE. Kjo eshte #ReformaNeDrejtesi! Ky eshte shteti ligjor dhe i se drejtes ku pushtet jane te ndara qarte! Boll me me shtetin ku presidenti eshte edhe kryetari i partise!

Boll me me shtetin ku politikani i opozites, anetari i kryesise se partise, eshte edhe anetar i Gjykates Kushtetuese! Boll me me refuzimin e politikaneve per te hequr dore nga beteja per te emeruar prokuroret e gjykatesit e tyre! Boll me me betejen e perhershme per te shmangur Vettingun dhe emeruar ne Drejtesine e Re prokurore e gjykates qe nuk kalojne Vettingun!

Ndarja e pushteteve eshte thelbi i shtetit kushtetues, Heqja perfundimtare dore nga sundimi i politikaneve mbi Drejtesine eshte thelbi i Reformes ne Drejtesi.Ja vlen beteja per to! Deejtesia e Re duhet te jete garanci per te gjithe, jo imunitet per politikanet, familjet, klientet e bizneset e tyre! #BARAZIPARALIGJIT TANI!

g.kosovari

Next Post
Supergrabitja në Rinas/ Gjykata ka rrëzuar ankimin e Veselit dhe Piklit, lihen në burg 6 të arrestuarit

Supergrabitja në Rinas/ Gjykata ka rrëzuar ankimin e Veselit dhe Piklit, lihen në burg 6 të arrestuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In