• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti 2019, Tabaku: Nuk projekton zhvillim

by Java News
05/11/2018 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 “Buxheti i vitit 2019 është njësoi si katër vite më parë, nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë dhe taksim të rëndë për biznesin”, u shpreh sot deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Sipas Tabakut, ky është një buxhet që shoqërohet me 40 milion dollarë taksa më shumë për biznesit dhe me rritje të borxhit publik, që sipas KLSH-së, sot shkon në 72 % pa përfshirë këtu faturën e koncesioneve.

Deputetja e PD-së shprehet se shqiptarët paguajnë më shumë taksa se çdo vend në Ballkan.

“Nga janari i 2014 e deri më sot shqiptarët kanë paguar 5 miliard taksa më shumë duke bërë që jetesa për ta të jetë më e shtrenjta në Ballkan ndërsa të ardhurat më të ardhura më të ulta. FMN ka llogaritur se taksat zënë 1/3 e të ardhurave për shqiptarët që do të thotë se 1 në 3 lekë që fitojnë çdo shqiptarë ia jep qeverisë e cila ka dështuar t’i kthejë ato në të mira”, tha Tabaku.

Ajo shtoi se ky buxhet nuk parashikon më shumë të ardhura për shqiptarët dhe nuk favorizon bizneset.

“Buxheti i 2019 nuk parashikon më shumë të ardhura në xhepin e shqiptarëve, sipas raporteve vendase dhe të huaja bizneset paguajnë taksat më të larta në raport me xhiron që këto biznese kanë dhe kjo është arsyeja që 45 biznese mbyllen çdo ditë dhe kjo qeveri për gjashtë vite nuk aplikon politika fiskale. Asnjë investim, masë apo projekt për hapjen e vendeve të reja të punës” u shpreh Tabaku.

Gjithashtu, Tabaku tha se buxheti  trajton në mënyrë qesharake arsimin dhe shtresat në nevojë ndërsa ka përgjysmuar fondin për ish- të përndjekurit politikë.

“Janë përgjysmuar fondet për shtresën e të përndjekurve politikë për vitin 2019 do alokohen vetëm 10 milionë dollarë, ndërkohë që në buxhetin fillestarë të 2018 ishte dy herë më i lartë, me këto ritme do të duhen tre dekada për të mbyllur faturën financiare të kësaj shtrese të vuajtur. Buxheti 2019 është thjeshtë një fletore detyrimesh koncesionesh me të cilën qeveria kërkon të gënjejë shqiptarët”, tha ajo.

Në fund Tabaku tha se oferta e PD-së është për taksa të ulta dhe taksë të sheshtë.

/b.d

Next Post
Ministrja Kumbaro: Ja cili është çmimi i të qenurit në politikë

‘Don’t f*ck them’, reagon Kumbaro: Mos bini pre e përkthimit…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In