• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Buxheti 2019, 519.4 miliardë lekë për rritje pagash

by A R
31/10/2018 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë shpenzimet buxhetore për vitin 2019 do të kapin vlerën absolute të 519.4 miliardë lekë ose 29,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), çka do të përkthehet edhe në rritje të pagave për mjekët, infermierë, mësuesit dhe përfaqësive diplomatike.

Kështu deklaroi ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit për 2019, në Konferencën e Kryetarëve të zhvilluar në Kuvend, mbrëmjen e së mërkurës.

“Shpenzimet buxhetore për vitin 2019, do të vijojnë të mbështesin sektorë prioritarë si arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, infrastrukturën, të cilat do të stimulojnë më tej rritjen ekonomike të vendit, duke gjeneruar njëkohësisht punësim. Gjithashtu, mbështetja e një sërë reformash, nga ajo e Drejtësisë deri tek reforma e ujit. Për vitin 2019 shpenzimet buxhetore do të kapin për herë të parë vlerë absolute 519.4 miliardë lekë ose 29,6% të PBB, krahasuar me të pritshmin e vitit 2018, totali i shpenzimeve buxhetore programohet me rritje 5,9% më shumë”, – u shpreh Ahmetaj.

Më tej, ministri shpjegoi se në këto shpenzime përfshihet edhe rritja e pagave.

“Shpenzimet e personelit të planifikuara në masën e 80.6 miliardë lekë për vitin 2019 përveç financimit të plotë të kostos aktuale të administratës publike qendrore, reflekton koston, pra mbart koston akutale të administratës publike, mbart gjithashtu edhe politikën e rritjes së pagave për sektorin e shëndetësisë 7%, arsimit 7%, mbrojtjes 7%, sistemi terciar 7% dhe punonjësit e përfaqësive diplomatike 20%”, – sqaroi ai.

Krahas sektorëve të mësipërm, sipas Ahmetajt në këto shpenzime planifikohet kostoja e plotë e Reformës në Drejtësisë edhe për vendet e punës në institucionet e reja të drejtësisë.

“Vlen të theksohet se nga kjo rritje e konsiderueshme e pagave përfitojnë 4650 mjekë, 13.765 ndihmësmjekë, pra infermierë, 35.783 mësues, 6800 ushtarakë, 3559 efektivë të policisë së burgjeve dhe 308 diplomatë”, – përfundoi ministri i Financave dhe Ekonomisë.

Next Post
Provat e reja të Tahirit, PD: Skenar i Ramës i Ramës për t’i mbyllur çështjen

Paloka: Qeveri pa Ramën për zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In