• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti 2017, ulen fondet për Presidencën dhe Kuvendin

by Java News
02/11/2016 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buxheti i vitit 2017 do të mbështetet në rritjen me 5.3% të të ardhurave, kryesisht nga zëri Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Paratë e grumbulluara do të shkojnë për rritje pagash e pensionesh dhe shtim të investimeve publike. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar projektbuxhetin, sipas të cilit mësohet edhe ndarja e fondeve për çdo institucion. Kështu, për vitin e ardhshëm do të ulet buxheti për Presidencën e Kuvendin dhe do të rritet për Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Transporteve dhe atë të Shëndetësisë. Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes do të kenë ulje të fondeve në vitin 2017. Në tabelën përbri shkrimit janë të pasqyruara fondet për çdo dikaster, sa janë për këtë vit dhe sa janë parashikuar për vitin e ardhëm.

TREGUESIT FISKALË
Sipas tabelës së treguesve fiskalë mësohet se të ardhurat tatimore pritet të arrijnë në 398.2 miliardë lekë, me një rritje rreth 6%, ose 22.4 miliardë lekë më shumë se në buxhetin e rishikuar të vitit 2016. Tri zërat që do të mbajnë peshën kryesore në rritjen e të ardhurave janë tatimi mbi fitimin, me rritje 4.4 miliardë lekë në raport me planin e 2016-ës ose 18% më shumë, taksa nacionale, me një rritje prej 4.4 miliardë lekë më shumë të ardhura në buxhet, dhe tatimi mbi të ardhurat personale, me një rritje prej 3.7 miliardë lekë ose 11.6% më shumë se viti 2016. TVSH-ja pritet të ketë një rritje modeste prej 2.1%, apo rreth 2.9 miliardë lekë, në raport me buxhetin e rishikuar 2016. Të ardhurat nga pushteti vendor pritet të rriten me rreth 6%, për të arritur në 15.4 miliardë lekë.

“Me rritje të lartë priten edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore, që parashikohet të zgjerohen me 3.3 miliardë lekë ose 5% më shumë. Zëri i të ardhurave jotatimore pritet të arrijë 24.4 miliardë lekë, me rënie prej rreth 5%. Në total, qeveria pret që të shpenzojë 469.5 miliardë lekë, me një zgjerim prej 4.3% në krahasim me vitin e kaluar. Me rënie të ndjeshme janë shpenzimet për buxhetin lokal, që pritet të jetë 40.6 miliardë lekë, nga 48.3 miliardë lekë vitin e mëparshëm. Rënien më të fortë e kanë grantet për buxhetin lokal, që janë parashikuar vetëm 13.5 miliardë lekë, me një tkurrje prej 17.2 miliardë lekë. Sipas relacionit të projektbuxhetit, deficiti buxhetor për vitin 2017 parashikohet të jetë në nivelin 2.6% të PBB, nga 2.1% e PBB-së që është planifikimi për vitin 2016. Rritja e deficitit me rreth 0.5 pikë përqindje, nuk do të ketë ndikim mbi angazhimin e qeverisë për të reduktuar nivelin e borxhit publik në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, pasi balanca primare parashikohet të jetë pozitive dhe rritja ekonomike relativisht më e lartë se deficiti i përgjithshëm”, thuhet në relacion.

Next Post
Shteti kosovar ka shpenzuar 1.1 miliardë euro në nëntë muajt e parë

Shteti kosovar ka shpenzuar 1.1 miliardë euro në nëntë muajt e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

September 25, 2026
Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com