• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BUXHETI 2017/ Ahmetaj: Mashtrimet e administratorit të SHQUP, ja sa do të rriten pagat e pensionet

by Java News
14/11/2016 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha, lidhur me shpenzimet për zyra dhe pajisje në Buxhetin 2017. Sipas Ahmetajt, administratori i SHQUP-it duke mashtruar haptazi doli para shqiptarëve për të “denoncuar” sipas tij “abuzimin 25 milionë dollarësh për zyra, fasada dhe kolltuqe në Buxhetin 2017”.

“Për qytetarët, shpenzimet për rikonstruksione dhe pajisje në vitin 2017, janë 697 milione lekë, ose 100 milionë më pak se në vitin 2012, kur qeveriste SHQUP-i. Shqipëria e ka lënë pas gropën e thellë ekonomike ku e la Sali Berisha. Buxheti 2017 shpërblen sakrificën e qytetarëve dhe mbështetjen e tyre për reformat e vështira’, ka deklaruar Ahmetaj.

Sipas tij, buxheti 2017 është buxheti që mbështet rritjen ekonomike – nga 1% që e la qeveria e vjetër në 2013, në 3.8% në 2016, ose katër herë më shumë. Ai e ka ftuar kreun e PD që të lexojë me vëmendje raportin e fundit të FMN që thekson se Shqipëria vitin e ardhshëm do të rithehet të jetë ekonomia e parë, me rritjen më të shpejtë në rajon.

“Buxheti që ul borxhin publik – e gjetën 58% në 2005 dhe e lanë, përfshirë risqet e fshehura, në rreth 83%. Në 2016, për herë të parë në 6 vitet e fundit, borxhi publik ka filluar uljen dhe në 2017, do ta ulim atë me rreth 3%, nga 71.8% në 69.1%.

Buxheti që mbështet reformat – Buxheti 2017 parashikon rreth 20 miliardë lekë për financimin e reformave thebësore në ekonomi, reforma në drejtësi, reforma e administratës publike, reforma në shëndetësi, reforma e pronës, reforma e ujit, vazhdimi i reformës administrative-territoriale”, ka theksuar kreu i financave.

Ahmetaj ka nënvizuar në reagimin e tij se buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve – për herë të parë në 25 vite, brenda një buxheti të vetëm parashikohen plot 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve, në arsim, në shëndetësi, në policinë e shtetit, për ushtarakët, për punonjësit e administratës publike, për pensionistët.

“Administratorit të SHQUP që ia mirëkuptoj dobësitë për projektet në transport dhe infrastrukturë, do t’i sqaroj cfarë ndodh me projektet në Buxhetin 2017 dhe cfarë ndodhte në 2013, kur ai dhe qeveria e tij ndërtonin rrugën e Kombit me faturë 1.4 miliardë euro dhe nuk e mbyllën, 1.4 miliardë euro nga xhepat e qytetarëve ashtu si shumë miliarda të tjera të cuara dëm, si asfalti i tij elektoral. Buxheti 2017, si rrallëherë në një vit elektoral, parashikon 74.4 miliardë lekë per investime ku rreth 90.2% shkon për financimin e projekteve në vazhdim. Nuk ka më rrugë të lëna rrugëve, projekte me vlera financimi prej miliona euro që hapen me shuma minimale dhe konsiderohen të mbaruara. Buxheti 2017 fokusohet në përfundimin e projekteve ekzistuese”, ka theksuar Ahmetaj.

Ministri i financave evidenton faktin se në buxhetin e vitit 2013, vetëm me çeljen e projekteve të reja në shumën 1.6 milion lekë, u krijuan detyrime prej 24 miliard lekë, pa llogaritur këtu faturën e shpronësimeve, duke e cuar detyrimin e kontratave të lidhura për projektet me financim të brendshëm në zërat ndërtim rrugësh dhe sistemim-asfaltime, rreth 40 miliard lekë.

“Është një listë e gjatë me të paktën 12 projekte me vlerë nga 25 milionë deri në 10 miliardë lekë, të cilat janë financuar në shuma minimale qesharake prej 100 mijë lekësh.

Projekti:

Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore(segmenti Kthesa Saukut-Bregu i lumit) loti 1,2 dhe 3. Vlera totale e projektit 10.2 miliardë lekë. Vlera e financuar në 2013, vetëm 300 mijë lekë.

Projekti:

Ndërtim Rruga Banjë-Gramsh. Vlera totale e projektit 6.5 miliardë lekë. Vlera e financuar në 2013, vetëm 100 mijë lekë.

Këto janë vetëm dy shembuj të listës së gjatë të papërgjegjshmërisë së qeverisë së vjetër. Fatmirësisht për vendin dhe qytetarët shqiptarë, koha e qeverisë së vjetër ka mbaruar!”, përfundon reagimi i ministrit të Financave.

Me. Ar

Next Post
“Kathimerini”: Bisedimet Shqipëri-Greqi drejt fundosjes

Bushati takon Kotzias në Bruksel: Greqia mbështet Shqipërinë në çeljen e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, pak minuta pasi kaloi autokolona e JD Vance

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, pak minuta pasi kaloi autokolona e JD Vance

May 5, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

Thaçi flet nga qelia në Hagë: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

May 5, 2026
Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In