‘Butrinti’, ministrja Kumbaro: Jam krejt e befasuar nga gënjeshtrat! Dezinformimet e opozitës nuk bazohen në asnjë dokument

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro, i ka cilësuar gënjeshtra deklaratat e opozitës lidhur me çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Në emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa, ministrja Kumbaro tha se nuk bëhet fjalë për asnjë abuzim dhe se paratë nuk janë për fitime të askujt , mbeten brenda investimit.

“Jam e befasuar se si mund të gënjehet. Në 2018 është miratuar ligji për Trashëgimi Kulturore dhe Muze, opozita e votoi pro atë ligj në parim. Fondacionet Kulturore mbështeten mbi ligjin e OJF që ka vite që funksionon. Me Butrintin po bëjmë zbatimin e këtij ligji. Sot është Fondacioni shqiptaro amerikan për zhvillon për të investuar më shumë në shërbim, apo standard. Mund ta bëjmë këtë gjë edhe me Kalanë e Gjirokastrës. Modelet janë bërë, Arena e Veronës është diçka e tillë. Janë pasuri kulturore publike që përmes fondacione arrijnë të na sjellin para të tjera pa qëllime fitimprurëse, nuk e ç’bëjnë pronësinë e shtetit. Butrinti ka qenë është dhe do të jetë pasuri botërore. Nuk bëhet fjalë për asnjë abuzim dhe nuk bëhet fjalë për një fondacion privat. Paratë nuk janë për fitime të askujt , mbeten brenda investimit. Janë të ftuar dhe shumë anëtarë të tjerë që mund të jetë bankë, apo bashki të ofrojë para brenda fonacionit dhe të jetë anëtar. Fondacioni themelohet Ministria e Kulturës dhe Ministria është autoriteti që kontrollon gjithçka.  Qëllimi është të thithen sa më shumë investime. Të gjitha dezinformimet që bëhen nga opozita kur flasim për koncesione, janë të pavërteta dhe keqinformime dhe të pabazuara në asnjë dokument.”, ka thënë më tej ajo.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com