• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Busti i Skënderbeut kushton 1.86 mld lekë, vajza e skulptorit kërkon dëmshpërblim për të drejtën e autorit

by A R
24/11/2016 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Busti i Skënderbeut” i krijuar 77 vite më parë nga skulptori Odhise Paskali kushton 1.86 miliard lekë.

Kjo është vlera bustit të Heroit Kombëtar pranuar nga Gjykata e Tiranës. Nuk bëhet fjalë për një çmim shitje të skulpturës simbol kombëtar, por 1.86 miliard lekë të vjetra është vlera e dëmshpërblimit për pronësinë e të drejtës së autorit të kësaj skulpture.

Kjo pasi Floriana Paskali e bija e skulptorit ka paditur shtetin shqiptar me pretendimin se imazhi i kësaj skulpture është përdorur pa lejen e autorit si “Watermark” në faqet e vizave të pasaportës së re biometrike që përdorim aktualisht. Gjykata ka pranuar të dëmshpërblehet trashëgimtarja e skulptorit të ndjerë Odhise Paskali.

Në seancën e 22 nëntorit 2016, gjykatësja Brunilda Kadi ka vendosur të pranojë kërkesën e paditëses Floriana Paskali e bija e Odhise Paskalit për përcaktimin e shumës së kërkuar si dëmshpërblim në vlerën e 186,308,533 leke (njëqind e tetëdhjetë e gjashtë milion e treqind e tetë mijë e pesëqind e tridhjetë e tre lekë).

Muaj me parë ajo kërkoi me Gjykatë nga shteti shqiptar dëmshpërblim për përdorimin pa të drejtë autori të veprës së babait të saj në faqet e pasaportave biometrike pronë e shtetit shqiptar.

Në padinë e një viti më parë më 17 shkurtit 2015, Floriana Paskali kërkoi që Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë , Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme “të dëmshpërblejë trashëgimtarët e të ndjerit Odise Paskali (Skulptor i Popullit) për dëmin e shkaktuar nga shkelja e të drejtës ekskluzive të shfrytëzimit të veprave artistike bust i Skendërbeut, vepër me autor O.Paskali e vitit 1939, dhe Monument i Skënderbeut, vepër e Odhise Paskali me bashkëautorë, të stampuara në pasaportat biometrike, pronë e shtetit shqiptar.

Ky proçes tashmë ka ezauruar në gjykatë plotë 29 seanca dhe ende nuk ka një vendim përfundimtarë, por në rast të pranimit të padisë në themel shuma që do duhet t’i paguhet vajzës së skulptorit është pranuar tashmë nga gjykata.

Seanca e radhës është caktuar më 5 dhjetor dhe gjykata ka kërkuar nga Floriana Paskali të paraqesë kërkesën se si ajo do të përllogaritet përfitimi monetar i saj për pasaportat biometrike të prodhuara me imazhin e bustit të Skënderbeut pas datës 30 Prill 2016./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Ja cilat profesione janë të prirur të zgjedhin psikopatët

Ja cilat profesione janë të prirur të zgjedhin psikopatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com