Gianni De Biasi do të jetë trajner i Shqipërisë edhe për kualifikueset e botërorit Rusi 2018. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i kombëtares, Alban Bushi, në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, duke u dhënë fund debateve të ditëve të fundit për të ardhmen e trajnerit.
“Trajneri i kombëtares e ka kontratën deri në fazën e grupeve të Euro 2016. Ndërkohë, në kontratën e nënshkruar ka një klauzolë që, nëse kalonte në fazën finale të Euro 2016, bashkëpunimi do të zgjatej automatikisht për ndeshjet e botërorit”, sqaroi Bushi.