• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Zbatimi i Vettingut hap bisedimet me BE, s’më habit më sjellja qesharake e prijësit të PD

by Java News
09/11/2016 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me drejtoren e informacionit të Ora News, Ilva Tare, tha se zbatimi i ligjit të “Vettingut”, reforma në drejtësi vendoset nën shinat e detyrimeve të Bashkimit Evropian. Sipas tij, zbatimi i kësaj reforme hap kapitujt 23 dhe 24, me të cilat Shqipëria ulet në tavolinën e bisedimeve për negociatat e anëtarësimit. Megjithatë, ministri tha se ky proces është një rrugë e gjatë.

Tare: Si e priti qeveria rekomandimin e kushtëzuar për hapjen e negociatave?

Bushati: Mendoj se duhet t’i qëndrojmë besnik asaj çka përcaktohet në rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Nuk do të preferoja të flisja për kushtëzim në kuptimin klasik të fjalës, por për një fjalë që praktikisht shoqëron rekomandimin e Komisionit Evropian.

Në qoftë se flasim për zbatimin e reformës në drejtësi, kjo është një çështje e rëndësishme për qeverinë shqiptare, popullin shqiptar. Siç e keni vënë re gjatë kësaj periudhe kjo është një çështje parësore dhe gëzon mbështetje të mbi 90% të qytetarëve shqiptarë.

Ne besojmë se duke e vendosur procesin e zbatimit të saktë të reformës në drejtësi, dhe procesin delikat të Vettingut, që do të jetë një proces shumë i imët që do të kalojë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, ne besojmë se e vendosim procesin e zbatimit të reformës në drejtësi nën shinat e detyrimeve që burojnë nga kapitujt 23 dhe 24 të BE, që janë kapitujt kryesor që vendi do të ulet në procesin e bisedimeve për anëtarësim.

Nuk është e lehtë rruga nga rekomandimi tek vendimmarrja, aq më tepër kur dihet dhe njihet realiteti sot në Evropë. Do të ketë një seri zgjedhjesh të rëndësishme në disa prej kryeqyteteve kryesore të BE-së. Sikundër është krejt legjitime që vendet anëtares presin zbatimin e reformës në drejtësi.

Tare: Cilat janë gjasat që Këshilli i Ministrave të marrë në dhjetor një vendim për sa i përket hapjes së negociatave? Dhe ju lutem edhe një koment për deklaratën e liderit të Partisë Demokratike zt. Basha, i cili tha se pa dyshim është një lajm i jashtëzakonshëm, por nga ana tjetër do të jetë qeveria e Partisë Demokratike ajo që do të hapë negociatat.

Bushati: Nuk më surprizojnë aspak qëndrimet apo sjellja qesharake e prijësit të Partisë Demokratike. Fillimisht, një pjesë e deputetëve të PD ju bindën kushtrimit të tij për të dërguar ‘lobist’ në Bruksel. Ju keni transmetuar qëndrimet e një grupi ish-ministrash të PD-së që kërkonin me ngulm nga ana e Parlamentit Evropian që të mos bëjë një thirrje të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Sot, prijësi i PD-së, na u shfaq i gëzuar për këtë rekomandim. Në rast se zt.Basha është serioz me atë çka tha sot, atëherë do të ishte mirë që të ulej të bashkëpunonte me ne, me partnerët ndërkombëtar për të realizuar një zbatim sa më të drejtë të reformës në drejtësi, i cili nuk është imperativ i vetëm këtij procesi, por imperativ me të cilën përballet drejtësia. Është e vetmja opozitë në botë që është bërë njësh me sindikatën e të korruptuarve në drejtësi. Duhet të ishte mazhoranca ajo që duhet të kishte një lloj rimorsi nga këto zhvillime në fushën e drejtësisë, por këtu për fat të keq ne kemi një opozitë, e cila është vendosur si barrikadë për zbatimin e kësaj reforme.

Gjasat për një vendimmarrje pozitive nga ana e ministrave të Jashtëm dhe më pas e kryetarëve të qeverive, mendoj se ne të hënën do të hedhim një hap përpara, sepse me iniciativën e Italisë dhe Austrisë do të krijohet grupi i miqve të Shqipërisë në nivelin e ministrave të Jashtëm dhe ne do të diskutojmë pikërisht për këtë. Do të vizatojmë së bashku rrugën që do të ndjekim deri në vendimmarrje, do të ketë një punë parapërgatitore që ka të bëjë me kuadrin e negociatave. Një pjesë të mirë të procesit Shqipëria e ka kryer për sa i përket reformës në drejtësi. Pa zbatim rigoroz të procesit të Vettingut, nuk mendojmë që ne do të arrijmë të ulemi në tryezën e bisedimeve për anëtarësim dhe as nuk do ta kërkonim një gjë të tillë, se do të ishte e pandershme me besimin që na kanë dhënë dhe e pandershme me atë djersë që është derdhur dhe me shpenzimet financiare që kanë dhënë partnerët tanë amerikanë dhe evropian.

Tare: Për këtë do të duhet edhe opozita. Në Komisionin Evropian u kërkua që të ketë dialog politik dhe të shmanget retorika e ashpër e komunikimit të liderëve të Ballkanit.

Bushati: Besoj se zt.Kukan e thotë në mënyrë “genuine” pasi vjen nga një vend si Sllovakia, e cila ka përjetuar një polarizim të tejskajshëm. Mund t’ju them se opozita shqiptare ka thyer rekordin në këtë drejtim. Nuk mund të gjeni në asnjë prej vendeve të rajonit një veprim të ngjashëm me atë çka kemi parë para dy ditëve.

Tare: Megjithatë, ka dhënë edhe kontribute edhe për këtë rekomandim që ia njohu edhe Komisioni Evropian.

Bushati: Kryeministri besoi i shtriu dorën Partisë Demokratike për të ecur përpara në këtë proces. Natyrisht që opozita ka kontributin e vet, ndaj më habit sjellja e saj. Opozita drejton Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian. Është momenti që zt.Basha të bëhet serioz dhe fjalët t’i kthejë në vepra konkrete, të pranojë Vettingun dhe të ulet dhe të punojmë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Tare: Keni qenë ndër të parët e ministrave të Jashtëm që keni uruar zgjedhjen e Donald Trump-it. Vura që kishit përdorur # Partner Strategjik! A do të cenohet kjo marrëdhënie me Trump President?

Bushati: Natyrisht që SHBA-të janë partneri dhe aleati kryesor. Janë aleat i pazëvendësueshëm për stabilitetin dhe sigurinë në këtë kënd të Evropës. Kam uruar Presidentin e sapozgjedhur dhe natyrisht popullin amerikan për zgjedhjen që kanë bërë. Nuk mendoj se do të ketë asnjë cm lëvizje për sa i përket qëndrimit të SHBA-ve në rajon dhe partneritetit që ekziston midis dy vendeve tona, i cili është disa herë më i çimentuar se kushdo që është krye të punëve të vendit në SHBA apo në Shqipëri.

Next Post
Kjo është strategjia e De Biazit për sfidën me Izraelin

Kjo është strategjia e De Biazit për sfidën me Izraelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Zhunior

“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Zhunior

January 18, 2026
BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

January 18, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

7 shpjegime mbi trendet e politikës globale (dhe efektet lokale)

January 18, 2026
Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

January 18, 2026
PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

January 18, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

January 18, 2026
“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

January 18, 2026
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Ulja e numrit të deputetëve në Kuvend/ Analisti: E drejtë, nuk kemi nivel ligjvënësish për senat

January 18, 2026
Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

Rusia sulmon rëndë disa rajone të Ukrainës! Disa të vrarë e të plagosur, bllokadë energjetike

January 18, 2026
Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In