• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Zbatimi i reformës në drejtësi garanton të drejtat e njeriut

by Java News
10/12/2017 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, e ka konsideruar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut si “një moment të veçantë në kalendarin tonë”.

“Është jo vetëm një ditë kremtimi për trashëgiminë e vyer dhe traditën e shëndoshë që njerëzimi ka arritur në mbrotjën dhe respektimin e të drejtave të njeriut, por, me kalimin e viteve, ajo është kthyer edhe në një moment të rëndësishëm reflektimi. Sfidat e ndryshme, së pari ato në fushën e sigurisë, vështirësitë ekonomike apo ritmet e zhvillimeve ndërkombëtare vazhdojnë të venë në sprovë shkallën e mbrojtjes dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Çmimi që shoqëritë kanë paguar dhe përpjekjet e mëdha për liri dhe demokraci nuk duhet të lejojnë asnjë erozion të tëdrejtave të individit. Historia ka treguar se kudo, paqja, stabiliteti dhe prosperiteti ekonomik garantohen realisht vetëm nga demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i plotë i të drejtave të njeriut”, lexohet në mesazhin e Bushatit.

“Pikërisht këtë synojmë të arrijmë edhe në Shqipëri: zbatimi i reformës së thellë në drejtësi do të garantojë një shkallë më të lartë të zbatimit të shtetit ligjor por edhe të mbrojtjes së të drejtave e lirive në vend. Po ashtu, miratimi së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë i ligjit për të drejtat e pakicave kombëtare përbën një nga insturmentet më të avancuar në këtë fushë në hapësirën evropaine. Këtë vit Shqipëria mbylli me sukses mandatin e saj të parë si anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, gjatë të cilit kontribuoi, se bashku me vendet partnere për të nxitur e mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në botë. Shqipëria do të mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përmirësuar instrumentat që garantojnë të drejtat dhe liritë shoqërore e individuale”, shton Bushati.

a.ç

Next Post
Michael Nees po fut “frymën gjermane” në futbollin kosovar

Michael Nees po fut “frymën gjermane” në futbollin kosovar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitje të armatosura në dyqane luksoze, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar! Në folenë e pistoletës iu gjet një fishek floriri

Grabitje të armatosura në dyqane luksoze, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar! Në folenë e pistoletës iu gjet një fishek floriri

February 15, 2026
Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

February 15, 2026
Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

February 15, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

February 15, 2026
Xhetan Ndregjoni: 12 vite në kërkim të mbesës, çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

Xhetan Ndregjoni: 12 vite në kërkim të mbesës, çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

February 15, 2026
Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In