• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bushati: Vendet e Ballkanit Perëndimor në kërkim të zhvillimit

by Java News
27/08/2015 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë sot në punimet e ditës së dytë të Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor.

Në segmentin e Ministrave të Punëve të Jashtme u diskutua mbi strukturat ekzistuese të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, adresimin e problematikave dypalëshe pa ndikuar në procesin e integrimit evropian si dhe bashkëpunimin rinor si një promotor i normalizimit të marrëdhënieve dhe pajtimit.

Gjithashtu, në këtë segment u trajtuan edhe sfidat aktuale me të cilat përballet Evropa dhe rajoni ynë duke përfshirë ato ekonomike dhe humanitare.

Në fjalën e tij në segmentin e Ministrave te Punëve te Jashtme, Ministri Bushati evidentoi se: “Procesi i Berlinit ka arritur të prodhojë hapa konkretë pozitivë sepse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar se mund të përmbushin angazhimet që kanë marrë në mënyrë kolektive. Në të kaluarën kishim një pakt stabiliteti, tanimë kemi një pakt ndërlidhjeje dhe jemi në kërkim të një pakti zhvillimor”.

Në fund të takimit, nëpërmjet deklaratës së përbashkët mbi çështjet e pazgjidhura dypalëshe, Ministrat e Punëve të Jashtme ranë dakord se çështjet dypalëshe nuk duhet të përbejnë pengesë për proceset integruese të vendeve të rajonit.

Deklaratë e MPJ mbi çështjet dypalëshe

Qeveritë e Ballkanit Perëndimor – të mbledhura në Vjenë, në praninë e Austrisë, Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Sllovenisë, Komisionit Evropian, si dhe EEAS (European Union External Action – Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian) – angazhohen në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dypalëshe në frymën e fqinjësisë së mirë dhe përkushtimit të përbashkët në rrugën e Integrimit Evropian. Qeveritë bien dakord të mos bllokojnë ose inkurajojë të tjerët në bllokimin e përparimit të fqinjëve në rrugëtimet e tyre drejt BE-së.

Qeveritë e Ballkanit Perëndimor angazhohen në zgjidhjen e çdo çështjeje të hapur përmes bisedimeve dypalëshe ose mjeteve të tjera të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, duke përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Qeveritë e Ballkanit Perëndimor do të raportojnë çdo vit në samitin e Ballkanit Perëndimor mbi progresin e bërë në lidhje me marrëdhëniet dhe çështjet e pazgjidhura dypalëshe.

Raporti i parë do të përgatitet nga qeveritë për t’u paraqitur në samitin që do të zhvillohet në Francë në vitin 2016. Raportet vjetore vijuese do të paraqiten në samitet e ardhshme.

Qeveritë e Ballkanit Perëndimor ftojnë qeveritë e vendeve fqinjë anëtarë të BE-së për t’iu bashkuar këtij angazhimi të përbashkët.

Next Post

Lionel Messi “mbret” i Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ai që i ka realizuar, më ka ‘përmirësuar’”, Meloni reagon pas fotove që qarkulluan në rrjet: Janë të krijuara me inteligjencë artificiale!

“Ai që i ka realizuar, më ka ‘përmirësuar’”, Meloni reagon pas fotove që qarkulluan në rrjet: Janë të krijuara me inteligjencë artificiale!

May 5, 2026
Donald Trump kritikon Papa Leoni XIV për qëndrimin ndaj Iranit, rriten tensionet para takimit në Vatikan

Donald Trump kritikon Papa Leoni XIV për qëndrimin ndaj Iranit, rriten tensionet para takimit në Vatikan

May 5, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Pabarazia

May 5, 2026
Hegseth: Armëpushimi me Iranin në fuqi, ndërsa tensionet rriten në Ngushticën e Hormuzit

Hegseth: Armëpushimi me Iranin në fuqi, ndërsa tensionet rriten në Ngushticën e Hormuzit

May 5, 2026
Përshkallëzohet situata! Irani lëshon sërish raketa dhe dronë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Përshkallëzohet situata! Irani lëshon sërish raketa dhe dronë në Emiratet e Bashkuara Arabe

May 5, 2026
Bie qeveria në Rumani, vendi hyn në pasiguri politike

Bie qeveria në Rumani, vendi hyn në pasiguri politike

May 5, 2026
Arrestohet pas dy vitesh Klementin Islamaj, hodhi babain nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen pasi i vrau të ëmën me sopatë

Arrestohet pas dy vitesh Klementin Islamaj, hodhi babain nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen pasi i vrau të ëmën me sopatë

May 5, 2026
Alarmi nga Tirana! Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë

Alarmi nga Tirana! Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë

May 5, 2026
Vlorë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

Vlorë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

May 5, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Burgjet plot

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In