Donald Trump e ka marrë urimin e parë për fitoren në zgjedhje nga Shqipëria, pikërisht nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati. Ky i fundit e ka uruar fituesin në Twitter, duke shkruar edhe se SHBA vazhdon të ketë një rol kyç për Shqipërinë.
“Urime Donald Trump! Roli i SHBA është kyç për stabilitetin dhe demokracinë në këtë cep të Europës. Shqipëria e SHBA, partnerë strategjikë”, shkruan Bushati.
d.i.