• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: BE të jetë më e pranishme në rajon

by A R
29/04/2017 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Maltë, ku u mbajt takimi informal i ministrave të Jashtëm të të BE-së, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati theksoi nevojën për një një prani të shtuar e BE-së në Ballkanin Perëndimor nën dritën e përshkallëzimit të situatës në Maqedoni.

“Një qasje e tillë do të kontribuonte në kapërcimin e tensioneve, të shkaktuara nga rezistenca ndaj reformave që lidhen me sundimin e së drejtës. Sundimi i ligjit nuk mund të sakrifikohet në altarin e stabilitetit.”, theksoi Bushati.

Në këtë takim ishin të ftuar edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve kandidate. Diskutimet u përqendruan mbi sfidat e sigurisë në Europë, zhvillimet e fundit në Maqedoni, si dhe mbi luftën kundër terrorizmit dhe nevojën për ndërveprim me vendet kandidate në këtë kuadër.

Ministri Bushati shprehu mbështetjen e vazhduar dhe linjëzimin e plotë të Shqipërisë me politikën e BE-së për adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë dhe evidentoi kontributin dhe qasjen parimore të vendit tonë  në përballjen e këtyre sfidave.

“Që Bashkimi Europian të ruajë influencën dhe rolin transformues në rajon, duhet që mbështetja për reformat e konsolidimit të shtetit ligjor të shoqërohet me instrumente që nxisin rritjen ekonomike”.

“Gjithashtu, siguria është e lidhur pazgjidhshmërisht me zhvillimin. Për t’u përballur me sfidat komplekse të sigurisë duhet të përqendrohemi më shumë tek zhvillimi, ofrimi i mundësive ekonomike për rininë dhe përfshirja sociale”, u shpreh Bushati./a.m.

Next Post
Spartak Braho është deputeti që hyri te burgu 302, zbulohet me kë u takua

Spartak Braho sërish kandidat në listën e PS në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com