• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati takon Presidentin Erdogan: Mbështesim vendosjen e rendit kushtetues në Turqi  

by Java News
27/10/2016 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, takon Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan. Gjatë këtij takimi shefi i diplomacisë shqiptare ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare me popullin dhe qeverinë turke për angazhimin në vendosjen e rendit kushtetues në vend. Zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme bën të ditur se dy bashkëbiseduesit shprehën vlerësim për punën e kryer drejt thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe vlerësuan angazhimin mbi punën e nisur për konsolidimin e partneritetit strategjik. Palët vlerësuan rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dypalëshe si dy vende mike,  partnere strategjike në rajon dhe aleate në NATO.

Ministri Bushati dhe Presidenti Erdoğan evidentuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, energjisë, bujqësisë dhe turizmit, të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Presidenti Erdoğan shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe nëpërmjet projekteve konkrete, në kuadër të angazhimeve të Turqisë në rajon.

Ministri Bushati dhe Presidenti Erdoğan diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet më të fundit në vendet respektive dhe situatën në rajon. Ministri Bushati Ministri Bushati shprehu interesin e qeverisë shqiptare për vijimin e trendit pozitiv të shtimit të investimeve turke në vendin tonë dhe siguroi se Shqipëria ofron një klimë të sigurt për nxitjen e investimeve turke, nëpërmjet një kuadri ligjor të kompletuar që garanton mbarëvajtjen e tyre. Në takim u bisedua gjithashtu mbi rolin, kontributin dhe nevojat e komunitetit shqiptar në Turqi, atij të hershëm por edhe të ri, si dëshmi e lidhjes tradicionale mes dy vendeve tona.

ma.me

Next Post
Microsoft paguan 650 dollarë për ndërrim të MacBook me Surface

Microsoft paguan 650 dollarë për ndërrim të MacBook me Surface

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

October 4, 2026
BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

October 4, 2026
Nobeli i Letërsisë jepet të enjten, kush janë emrat e përfolur, shkrimtarët që e refuzuan çmimin dhe figurat e mëdha që mbetën jashtë listës së fituesve

Nobeli i Letërsisë jepet të enjten, kush janë emrat e përfolur, shkrimtarët që e refuzuan çmimin dhe figurat e mëdha që mbetën jashtë listës së fituesve

October 4, 2026
Alarm në Parlamentin grek/ Telefonata anonime paralajmëron për bombë, autoritetet nisin kontrollet në godinë

Alarm në Parlamentin grek/ Telefonata anonime paralajmëron për bombë, autoritetet nisin kontrollet në godinë

October 4, 2026
U shfaq në videot intime, këngëtarja kërkon ndjesë publike: Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje!

U shfaq në videot intime, këngëtarja kërkon ndjesë publike: Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje!

October 4, 2026
Analiza/ Serbia mund të ndryshojë…deri te Kosova

Analiza/ Serbia mund të ndryshojë…deri te Kosova

October 4, 2026
Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

October 4, 2026
“Të mobilizohemi”, Berisha njofton protestë kombëtare më 8 tetor

“Të mobilizohemi”, Berisha njofton protestë kombëtare më 8 tetor

October 4, 2026
Ben Andoni zbërthen krizën politike: Flamingot u kthyen në skifterë, opozita e rehatuar në rolin e saj!

Ben Andoni zbërthen krizën politike: Flamingot u kthyen në skifterë, opozita e rehatuar në rolin e saj!

October 4, 2026
Flakët iu afruan banesave e puseve të naftës, shuhet zjarri masiv në Margëlliç pas ndërhyrjes së avionit “Air Tractor”

Flakët iu afruan banesave e puseve të naftës, shuhet zjarri masiv në Margëlliç pas ndërhyrjes së avionit “Air Tractor”

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com