• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati takon Kotzias në Bruksel: Greqia mbështet Shqipërinë në çeljen e negociatave

by Java News
14/11/2016 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i pranishëm në Bruksel në takimin me përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, shprehu besim se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në dhjetor në procesin e çeljes së negociatave për anëtarësim.

“Kam pasur një diskutim të gjatë sot me kolegun Kotzias dhe nuk besoj se është në interesin e Greqisë apo të Shqipërisë që të ketë një ngërç në procesin e integrimit europian. Gjithmonë kam besuar se duke i thënë gjërat troç njëri-tjetrit dhe duke i ballafaquar pikëpamjet, qofshin këto dhe të ndryshme, do ta përmirësojmë në një plan afatmesëm marrëdhënien shqiptaro-greke”, u shpreh Bushati nga Brukseli.

Besoj, vijoi ai, se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë se është në interesin strategjik edhe të Greqisë për ta mbështetur. Sikurse kam shpresë që procesi i reformave, ku është përfshirë qeveria, duke u mbështetur dhe nga vendet anëtare, përfshi edhe Greqinë, do të na japë mundësinë që në dhjetor të hedhim një hap tjetër në procesin e vështirë të anëtarësimit në BE. Në takimin me ministrin grek Kotzias, Bushati tha se u rakordua nevoja për ta rienergjizuar marrëdhënien me Greqinë”, për të ecur përpara me projekte konkrete, si dhe çështjeve që mund t’i japim zgjidhje.

Menuja e çështjeve mes dy vendeve dihet, nënvizoi ai, por duhet të themi se jemi në njëjtën gjatësi vale, pasi ka dhe çështje që kanë një interes të prekshëm për qytetarët e të dy vendeve, dhe nuk duhet t t’i fokusojmë të gjitha energjitë në çështjet e mbartuara nga e kaluara. Sa i takon takimeve me përfaqësues të vendeve anëtare, të rajonit por dhe më gjerë Bushati tha se ato u fokusuan tek perspektiva europiane e Shqipërisë, pas rekomandimit të KE-së për fillimin bisedimeve për anëtarësim, me mirëkuptimin se Shqipëria do të zbatojë ligjin e Vettingut. Takimet ishin me përfaqësues të rajonit, me të cilët na lidhin disa procese, si Bullgaria, Kroacia, Greqia, Rumania, Italia, apo edhe me vende të tjera, si Mbretëria e Bashkuar, me të cilën jemi një një front për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar.

ma.me

Next Post
“Je një copë m…” , çfarë i tha Berisha kapitenit të Izraelit

"Je një copë m..." , çfarë i tha Berisha kapitenit të Izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

May 6, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Është mbushur kupa, reagimi i Strasburgut ngriti alarmin për paraburgimet

May 6, 2026
Shtyhet për në 20 korrik vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Shtyhet për në 20 korrik vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

May 6, 2026
Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija në brigjet greke

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija në brigjet greke

May 6, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Vendimi i Gjykatës së Lartë për paraburgimin – një evolucion i vonuar, por i domosdoshëm

May 6, 2026
Studentja e Policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët, Arapaj ngrihet në protestë

Studentja e Policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët, Arapaj ngrihet në protestë

May 6, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, temperaturat nuk ndryshojnë

May 6, 2026
SHBA-të tërhiqen nga operacioni në Hormuz, Trump flet për “përparim të madh”

SHBA-të tërhiqen nga operacioni në Hormuz, Trump flet për “përparim të madh”

May 6, 2026
Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit: Shoferin e kam denoncuar disa herë, Policia vinte dhe ikte…

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit: Shoferin e kam denoncuar disa herë, Policia vinte dhe ikte…

May 6, 2026
Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In