• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati –Steiner: Aktiviteti i OKB-së në Shqipëri të lidhet me përparësitë e reja të programit qeverisës

by Java News
20/09/2017 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të punimeve të sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri Bushati u takua me Administratorin e ri të PNUD-it,  Achim Steiner. Gjatë takimit u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë dhe të suksesshëm mes Shqipërisë dhe OKB-së, në mënyrë të veçantë në koordinimin e ngushtë lidhur me zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe angazhimeve në kuadër të Marrëveshjes për Klimën.

Ministri Bushati theksoi nevojën që aktiviteti i OKB-së në Shqipëri të jetë maksimalisht i lidhur me përparësitë e reja të programit të qeverisë, të përqendrohet në aspektet e formimit profesional dhe punësimin e të rinjve dhe në tërësi me ecurinë e procesit të integrimit evropian. Ministri Bushati e ftoi Administratorin e OKB-së për vizitë në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në New York, Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u takua me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders si dhe me homologun e tij norvegjez, Børge Brende.

Gjatë takimit me homologun Reynders, ministrat vlerësuan bashkëpunimin tërësor mes dy vendeve, dhe  shprehën angazhimin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, si një nga potencialet ende të pashfrytëzuara. Ministri Bushati vlerësoi kontributin e kompanive belge në projektin TAP edhe si modele për të nxitur investimet belge në Shqipëri.

Ministrat vlerësuan hapat e bërë për të zgjeruar kuadrin ligjor dypalësh me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar, të Marrëveshjes për Mbrojtjen Sociale, si dhe të Marrëveshjes për Vulën Apostile si momente të rëndësishëm për lehtësimin e bashkëpunimit dypalësh shumë-dimensional.

Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen belge në kuadër të përgatitjes për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ministrat ndanë mendime lidhur me problematikat me interes gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme dhe në struktura të tjera të sistemit të OKB-së.

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Børge Brende, të dy personalitetet vlerësuan bashkëpunimin dypalësh, bashkëpunimin e suksesshëm në sektorin e energjisë dhe u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes.

Ministri Bushati vlerësoi Asistencën për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Norvegjisë për Shqipërinë. Ministrat ndanë mendime mbi diplomacinë ekonomike, për format e mënyrat më praktike dhe të suksesshme për të angazhuar sistemin diplomatik në shërbim të ekonomisë.

Duke analizuar situatën dhe zhvillimet në rajon, Ministri Bushati vlerësoi kontributin e Norvegjisë për ruajtjen dhe forcimin e paqes e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Duke evokuar sfidat e sigurisë në hapësirën evropiane, ministrat ndanë mendimin për rëndësinë e forcimit të lidhjes atlantike si shtylla kurrizore për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Evropë e më gjerë.​

ma.me

 

Next Post
Ja çfarë ndodh me trurin kur ruajmë ndonjë sekret

Ja çfarë ndodh me trurin kur ruajmë ndonjë sekret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

August 16, 2026
Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

August 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026

August 16, 2026
“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

August 16, 2026
Histori e trazuar

Dilema

August 16, 2026
Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

August 16, 2026
Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

August 16, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarëve

August 16, 2026
Fakulteti i Mjekësisë/ Shpallen fituesit, mesatarja e notave për ta 9.9! 800 aplikantë për testin e informatizuar nuk u futën në provim

Konkursi i pranimit në Mjekësi, të hënën garohet për 500 kuota të lira

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com