• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bushati shtron iftar për besimtarët myslimanë

by
03/07/2015 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, shtroi një iftar në respekt të muajit të bekuar të Ramazanit. Në fjalën e mbajtur para besimtarëve myslimanë, ministri Bushati theksoi se agjërimi, heqja dorë me vullnet ndaj plotësimit ditor të nevojave dhe të tepricave fizike dhe materiale të njeriut, është një praktikë fetare e cila nuk mund të mos tërheqë vëmendjen.

Shqiptarët myslimanë e jo myslimanë, theksoi ai, rendin në iftar për të rigjetur buzëqeshjen dhe dashamirësinë e bashkëvuajtësit, e bashkëjetuesit, e pjesëtarit në të njëjtën trashëgimi, e vëllait dhe mikut.

Iftari, sipas Bushatit, është gjithashtu një ftesë për të vlerësuar kokrrën më të vogël të grurit, pikën më të vogël të ujit, që gjithësia i ofron njeriut jo vetëm për të shuar urinë dhe etjen, por edhe për t’u përkujdesur, si për thesarin më të çmuar të njerëzimit.

“Mbajtja peng e asaj çka plotëson nevojat bazike të njerëzve, për të gjeneruar pafund instrumenta në shërbim të një pakice të kamur, është një nga shkaqet parësore të lulëzimit të frustracioneve, urrejtjeve, humbjes së dinjitetit dhe përdhosjes së mesazhit fetar. Bastisja dhe shkatërrimi i qendrave më antike të kulturës botërore nga terroristë, që asgjë s’kanë të përbashkët me besimtarin, është po aq e rëndë dhe e dënueshme sa organizimi dhe hesapi mbi pabarazinë e shpërndarjes së të mirave materiale në botë”, tha më tej kryediplomati shqiptar.

Sipas tij, të gjithë së bashku, besimtarë e jo besimtarë, kemi ç’të mësojmë e ç’të përjetojmë duke shoqëruar vëllezërit tanë myslimanë në rrugëtimin e tyre shpirtëror, qofshim thjesht spektatorë, por mbi të gjitha si pjesëmarrës të një ndërgjegje kombëtare dhe njerëzore.

Pas vizitës së tij në Tiranë, Papa Françesku falenderoi popullin shqiptar për shembullin e madh që jep, duke theksuar se “shqiptarët nuk janë vetëm tolerantë, ata kanë aftësinë të jenë vëllezër dhe motra, dhe kjo është edhe më e rëndësishme, një shenjë dhe mesazh i bukur për të gjithë botën”, tha ndër të tjera ministri Bushati.

Next Post

Foto/ Fejohet Rita Ora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com