• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Shqipëria pret në muajin prill çeljen e negociatave me BE

by Java News
19/02/2018 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se pret që në prill Komisioni Europian do të rekomandojë nisjen e bisedimeve me Shqipërinë.

“Jemi në një fazë të rëndësishme diskutimesh me BE. Strategjia e Zgjerimit është një hap pozitiv.Në prill besojmë që Komisioni Europian do të rekomandojë nisjen e bisedimeve me Shqipërinë. Nuk ka vend për vetëkënaqësi, pavarësisht se procesi i reformave po ecën. Fillimi i bisedimeve për anëtarësim do jetë edhe më impenjativ. Presim që 2018 të jetë një dritare e artë për një vendimmarrje për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Do ketë fronte pune dhe bashkëpunimi me të gjithë”, deklaroi Bushati

Bushati deklaroi se reformat në fushën e sundimit të së drejtës nuk mund të konsiderohen të izoluara nga një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik

“Jam përpjekur për ta thënë dhe në takimin e ministrave të jashtëm që janë reforma të rëndësishme, po reforma në fushën e sundimit të së drejtës nuk mund të konsiderohen të izoluara nga një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik. Prandaj është e rëndësishme për BE dhe Ballkanin Perëndimor për të vendosur këto dy komponentë të strategjisë së zgjerimit në një barazpeshë sa më të mirë. Veçantia tjetër që duhet të kemi në vëmendje është fakti që në rajon ka ende mosmarrëveshje dypalëshe që lidhen me çështjet e njohjeve shtetësisë, bashkëpunimin përsa i përket tribunaleve ndërkombëtare dhe përkatësinë apo jo europiane në veprime konkrete. Janë patate të nxehta që kur vjen puna te debati për datat do të duhet të mbahen parasysh sepse strategjia nxjerr mësime nga të gjitha proceset e tjera të zgjerimit duke vendosur zgjidhjen apo trajtimin e çështjeve dypalëshe nga vetë vendet, në një moment para se këto vende të anëtarësohen”, tha Bushati.

a.ç

Next Post
Rezultati katastrofal për PD-në, Basha ngujohet në selinë blu

Video skandali Salianji- G.D, çfarë po luhet pas kuintave në selinë blu?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In