• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati shpjegon rrugën drejt negociatave, ja kur mësojmë vendimin e BE

by A R
08/01/2018 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë në “Tonight Ilva Tare” sqaroi hapat që priten gjatë këtij viti për procesin e çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai tha se ky vit mund të konsiderohet historik për zgjerimin e BE-së.

Bushati: Ky është një vit shumë i rëndësishëm pasi në prill presim nga ana e Komisionit Evropian që të vijë me një propozim për hapjen e negociatave për anëtarësim. Dhe më pas në samitin e majit në Bullgari, gjatë presidencës bullgare e cila ka një fokus tek vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tek procesi i zgjerimit, ne të kemi mundësi të merrnim një mesazh të qartë politik që ne të kishim dritën e gjelbër për një vendimmarrje nga ana e vendeve anëtare të BE-së. Është një vit përcaktues, pasi në 2019, vetë Bashkimi Evropian përfshihet në një proces ripërtëritës për shkak të zgjedhjeve. Është përcaktues gjithashtu sepse jemi në fazën e konstituimit të disa prej qeverive në disa prej vendeve anëtare dhe konsiderohet si një moment oportun për Shqipërinë, për Maqedoninë dhe vendet e tjera të rajonit.

Tare: Kur do të mësojnë shqiptarët nëse hapen apo jo bisedimet me BE-në? Ka një datë?

Bushati: Në shkurt do të kemi takimin e parë mes KE-së dhe vendeve anëtare ku Komisioni do të bëjë publik strategjinë e zgjerimit. Në këtë strategji do të përcaktohen linjat konkrete se si do të jetësohet procesi i zgjerimit. Ne urojmë që në shkurt të vendosen disa binarë të rëndësishëm për sa i përket këtij procesi. BE-ja do të rishikojë buxhetin e ardhshëm 7 vjeçar dhe ne shpresojmë që buxheti 2020-2027, të reflektojë qartësisht zgjerimin si një prioritet për Shqipërinë dhe vendet e tjera sepse nuk ka zgjerim pa faturë financiare. Ne presim që të ketë një fokus edhe tek procesi i ndërlidhjes që është iniciuar tek procesi i Berlinit por për ta jetësuar më tej në praktikë. Në prill, KE do të publikojë raportet individuale dhe ky është momenti ku ne presim që KE të konfirmojë progresin që ka bërë Shqipëria, sidomos sa i përket 5 prioriteteve, reforma në drejtësi që është konsideruar kryeprioriteti në këtë fazë ku jemi. Natyrisht, maji është një moment i rëndësishëm pasi do të mblidhet Samiti i Bashkimit Evropian. Në Bullgari do të kemi një samit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Ky është një vit përcaktues për një hap historik për sa i përket integrimit evropian. /Oranews/a.m.

Next Post
Ambasadori i ri në NATO, Presidenca: Ja kur do të bëhet dekretimi i Ajazit

Meta nuk e donte reformën? Presidenti: Nuk ka as fuqi jashtëtokësore që më tremb!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com